Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Katiola Karoli

Image result for katiola karoli

 

Acar

 

Ndjenjat e mia krijuan flokë bore

Acar solle ti në shpirtin tim.

Edhe pse ti më doje e më mbaje për dore

Nuk u ngroh kurrë shpirti e trupi im.

 

Ndjenjat e mia krijuan akullnajat

Po shkrinë ato botën e rrezikojnë

E rrezikshme të ndezësh zemra të ngrira

Rrezikon bota në përmbytje të përfundojë.

 

 

 

Zvarritje, por ndershmëri

 

Sa shumë jam prekur sot

Sa nuk e di si munda të ec

Dikë që e njoh në ketë jetë

E pashë në më të sikletshmin moment.

 

E dija se jeta e përplaste keq

E dija se sakrifikonte për të mbijetuar

E pashë brenda një kazani mbeturinash

Krrusur trupin, ishte duke rrëmuar.

 

Ndala hapin, s’doja as të më shikonte

E njihja mirë, shpesh e kisha takuar

Në çast m’u përlotën mua sytë

Përse ky fat i zi i pamerituar.

 

Mallkova megjithë shpirt jetën

Këtë jetë vërtet të padrejtë

Dikush rron e vdes mbret

Disa zvarriten, por me dinjitet.

 

 

 Shqyer portat e zemrës

 

Shqyer barbarisht portat e zemrës

Nuk merret vesh kush hyn e kush del

Nuk të kam zili ty femër mëkatare

Me vlerat e vërteta nuk matesh asnjëherë.

 

Shqyer barbarisht portat e zemrës

Shkelur me këpucë me baltë

Nga njerëz bosa, zemërgrisur

Nga njerëz të egēr, shpirt-kazëm.

Shqyer barbarisht portat e zemrës

Që tempull i shenjtë duhet të ishte

Tani je flakur, pa vlerë në cep rruge

Çdo gjë tani e pistë, e dhimbshme.

Please follow and like us: