Albspirit

Media/News/Publishing

Deputetët skrapallinj përplasen në Kuvend, Alimadhi kundër Spartak Brahos

Këtë të enjte  në Parlament në fokus ka qenë analiza e punës vjetore të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, i kryesuar nga Agron Tufa.

Pas përplasjeve të shumta mes Agron Tufës e deputetit socialist Spartak Braho, ky i fundit nuk i ka kursyer akuzat përballë tij në parlament, madje duke e quajtur neonazist dhe një hileqar. Në fjalën e tij Braho ka sulmuar dhe ballistët duke i quajtur si bashkëpunëtorë të nazistëve, një deklaratë që duket se nuk i ka pëlqyer kreut të partisë Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi, i cili e ka quajtur budalla deputetin e PS.

Braho: Në veprimtarinë e tij instituti ka shkelur rëndë ligjin me të cilin organizohet dhe do perifrazoj kryeministrin, i cili tha larg duart nga vitet 41-45. Neofashistët e tipit Tufa e Cela kërkonin nëpërmjet artifcave të klorifikonin… Zoti Tufa po ju them përsëri e keni kthyer institutin në celulë të Ballit Kombëtar. Po luani me zjarrin duke shkelur ligjin dhe shpërdoruar Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, të cilin nuk e bëtë ju dhe as fisi juaj. Luftën e bënë bijtë e këtij vendi, partizanët dhe partizanet. Ngule në tru këtë punë, LANÇ nuk ishte luftë civile, por luftë patriotike dhe çlirimtare. Ju hileqarë ishit në atë sistem, hileqarë edhe në këtë sistem.

Alimadhi: Të vijë në nivelin e këtij budallai që nuk di gjë për historinë…Kam një gjë, kur ky zotëria thotë se ballistët hanin pula…po ju keni ngrënë koka njerëzish, keni vrarë 4- 5 mijë shqiptarë. Ju nuk dini asnjë gjë nga historia.

Please follow and like us: