Albspirit

Media/News/Publishing

Mark Ruci: MIRDITA NË PROTESTË!

 

Fotografia e Mark Ruci

 

Mirditorët më të vendosur se kurrë për të protestuar më 25 Maj 2019, ditën e shtunë, ora 19, në sheshin përpara kryeministrisë, për të kontribuar fuqishëm në rrëzimin e një qeverisje të korruptuar.

Akoma më shumë që Edi Rama pas krijimit të një qeverisje moniste, të një parlamenti të klonuar, pas kapjes së sistemit të drejtësisë, kërkon të organizojë zgjedhje pa opozitën më 30 Qershor 2019 duke rikthyer sistemin monist në një sistem demokratik, që është totalisht i papranueshëm për shqiptarët, e bën më të motivuar protestën e radhës dhe për mirditorët!

Një gjë është e sigurtë që protestat nuk do të rreshtin për të ndalur këtë marrëzi të një kllouni politik si Edi Rama dhe vendosmëria e demokratëve dhe aleatëve të tyre, rinisë, të përndjekurve politikë, biznesit, por dhe vetë socialistëve, do të rikthejnë besimin tek vota e lirë dhe e ndershme dhe tek një sistem që konsolidon demokracinë dhe nuk rikthen sistemin monist dhe diktaturën!

Mirditorët do protestojnë dhe për lirimin e të burgosurve politikë, aktivistët mirditorë të opozitës, Mandi Gjoci, Emiljan Gjoci dhe Viti P. Gjoci, të ndaluar nga policia politike e Edi Ramës, thjesht dhe vetëm që ishin në protestë, pa asnjë provë!

Please follow and like us: