Elitat duhet ta përmbysin këtë regjim gangsterësh
Dr. Dritan Haxhiraj, intervistë ekskluzive me maestro Mirashin
Maestro Mirashi, ju se fundmi jeni në linjën e parë për përmbysjen e një nga sistemeve më të diskretituar në botë. Cili është mendimi juaj për Shqipërinë dhe a mundet elita jashtë vendit të bëjë një Pakt Kombëtar?
Qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit duhet të mos jenë INDIFERENTË, sepse situata në Shqipëri është ndoshta periudha më e vështiëe e më problematike e të gjithë periudhës së Autokracisë sepse në Shqipëri besoj nuk ka Demokraci, ku kjo përmbysje duhet bërë medoemos, s’ka rrugë tjetër që një komb të drejtohet nga horra e hajdutë të pafytyrë. Të pakten duhet të bëjmë diçka dhe ta marrim iniciativën për të ndryshuar këtë sistem të kalbur.
Maestro, ju së shpejti niseni në një tur ndërkombëtar; si e shohin Shqipërinë partnerët ndërkombëtare sot, a ka shpresë?
Jam i ftuar për një ekspozitë kolektive bashkë me fotografin italian Michele Stanzione për të bërë një ekspozitë në Beijing-Pekin. Ndoshta realitetin nuk e njohin mirë, siç po e vuajnë vetë shqiptarët, ku politika bën teatër, hajde të flasim, ec aty, ashtu, kështu, si kalamajtë e këqij të lagjes masin forcat me njeri-tjetrin… Mendoj që iniciativën duhet ta marrin edhe shqiptarët që jetojnë në Shqipëri se ata po heqin më keq nga të gjithë ne.
Largohet Rinia, vendi është në kolaps institucional.
Shpresa besoj vdes e fundit.
Toscana është vendi i Savonaroles, Medici, Michelangelo, Dante, Americo Vespucci, a mundet elita e Firenzes të ndihmojë Tiranën konkretisht nëpërmjët Nismës Thurje?
Firenze, Rajoni i Toscanës është diçka magjike në çdo fushë, në art, shkencë, arkitekturë e kudo. Këtu shqiptarët janë integruar shumë mirë dhe mendoj që mund të japin një kontribut të madh për ndërrimin e këtij sistemi të korruptuar politik që ndodhemi. Kjo edhe për fajin tonë sepse ne i kemi votuar në 30 vite, ne rendim të bëjmë foton e radhës kur bëjnë vizitat e radhës si ajo qe ndodhi pak ditë më parë me Kryetarin e Bashkisë të Tiranës ku as 20 veta nuk mundi të mblidhte në Firenze; këtu ka me mijëra studentë që janë diplomuar në këto universitete elitare dhe shqiptarët i humbin forcat e tyre pozitive e kreative duke bërë punë të ndershme për të mbajtur familjet e tyre, këta njerëz elitarë mund të kthehen në Shqipëri e të drejtojnë istitucionet tona.
Shqipëria meriton më të mirën dhe ajo ka një ushtri të madhe elitare në Perëndim.
I ftoj të gjithë ata të bashkohen me Nismën Thurje.
Kemi arritur të firmosim deri tani 10000 veta Peticionin për Ndryshimet Kushtetuese.
Ky është vetëm fillimi në 20 ditë.
Shqipëria meriton më të mirët.
Kush është Elita e Firenzes Maestro, do ta ndihmoni ju vendin tuaj konkretisht?
Në Firenze janë të shumtë bashkëatdhetarët tanë që duhet të fillojnë e të ndihmojnë konkretisht, të bëjmë diçka, nuk mund të ecet përpara kështu. Sistemi në Shqipëri ka falimentuare. Fjalori i tyre është rrugaçëror, zihen se kush është më i fortë për të ofenduar, sepse kanë krijuar një sistem të korruptuar ku kanë afruar afër vetëm halabakë dhe me diploma false.
Krimi i vërtetë është në institucione jo në rrugë.
Njësoj siç ishte në fillim të viteve ‘90 në Itali.
Unë shoh të njëjtin skenar politik.
Shqipëria ime është e pushtuar nga banditët me kollare.
Ju falenderoj për këtë mundësi Dr.Haxhiraj që t’u drejtohem globalisht njerëzve tanë.
Firmosni peticionin e Nismës ‘Thurje’ sepse të bashkuar bëjmë fuqinë.
Nuk duam pushtet, duam që të heqim këtë të keqe kombëtare.
Kombi lëngon.