Mirenjohje punes dhe trashegimise shkencore te Prof. Menella Hido
Prof.Dr. Sokol MATI
Keto dite po zhvillohet ne Shqiperi, (23-26 Maj 2019), Kongresi i 18 Ballkanik i Pasurimit te Mineraleve i zhvilluar ne memorie te punes dhe trashegimise shkencore te Prof. Menella Hido.
Ne kete konvente shkencore te specialisteve te sektorit te perpunimit te mineraleve te rajonit te Ballkanit, u kujtua me mirenjohje puna e palodhur e Profesor Menella Hido, qe njihet si themeluesi i shkences shqiptare te pasurimit te mineraleve.
Fale kembenguljes, seriozitetit ne pune, kreativitetit, nivelit te larte shkencor, kerkeses per persosmeri deri ne detaje, integritetit dhe papajtueshmerise se tij me deshtimin qe se njifte per koncept, u be e mundur qe ne vitin 1980, te hapej prane fakultetit te Gjeollogjise dhe Minierave dega e pasurimit te mineraleve e cila pergjate viteve ka pergatitur me qindra inxhiniere te sektorit te perpunimit te mineraleve, qe me kontributin e tyre jane bere pjese e asaj armate te madhe specialishtesh te sektorit minerar.
Puna e tij ne pergatitjen e kurrikules, teksteve dhe nje pjese te madhe punimesh shkencore per fushen e perpunimit te mineraleve jane sot nje trashegimi e pacmuar shkencore ne kete fushe, e cila ka sherbyer dhe do te sherbeje per shume kohe sektorit te perpunimit te mineraleve. Ai hartoi tekstet e pare per seri lendesh baze te kursit te pasurimit te mineraleve.
Perpunimi i mineraleve megjithese nje prej objektivave strategjike te sektorit minerar, kerkon mbeshtetje reale nga institucionet shteterore, incentivat fiskale qe lidhen me pagesen pjesore te rentes minerare per rastet e produkteve minerare qe rezultojne nga perpunimi, eshte I pamjaftueshem. Institucionet shteterore duhet te asistojne subjektet minerare ne lehtesimin e procedurave per pajisjen me lejet zhvillimore per ndertimin e objekteve perpunuese te mineraleve, ne mbeshtetjen per furnizmin e ketyre objekteve me energji e uje dhe zhvillimin e infrasstruktures mbeshtetese me rruge per te krijur mundesi qe produktet tona minerare qe tani po kerkojne trajtimin e mineraleve gjithmone e me te varfera tem und te jene efektive dhe competitive ne rajon dhe globalisht.
Duke uruar pune te mbare punimeve te ketij kongresi dhe me besimin se kjo konvente shkencore, do te jete nje shtyse per ekspertet tane per nje pune me te thelluar shkencore ne fushen e perpunimit te mineraleve, ashtu sic do e shpresonte dhe doemos do e kerkonte Profesor Menella, shpresoj se me kete memorium shpreh mirenjohjen kolektive pa kufi, te te gjithe studenteve te deges se pasurimit te mineraleve per punen, trashegimine shkencore te pacmuar qe Profesor Menella Hido la pas dhe per kontributin e madh qe dha ne sektorin e perpunimit te mineraleve ne Shqiperi.
Mirenjohje Profesor Menella.