Albspirit

Media/News/Publishing

Protesta e ardhshme e opozitës, më 31 maj

Opozita mbajti mbrëmjen e sotme, protestën e saj të gjashtë kombëtare.

Duke folur nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se kjo e sotmja ishte protesta më masive popullore në 29 vite dhe se Europa e ka dëgjuar tashmë zërin e tyre.

Për kreun e opozitës, tashmë është koha për zgjidhje politike, largimin e kryeministrit Edi Rama, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.

Pas asaj të sotmes, opozita ka vendosur që protesta e ardhshme të jetë më 31 maj.

Vendimi është marrë pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike drejtuar nga kryetari Lulzim Basha.

Kjo datë shënon edhe hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit në një periudhë normale politike.

Please follow and like us: