Albspirit

Media/News/Publishing

VARGJE POETIKE SHQIP-ITALISHT NGA MIMOZA PULAJ

Katërkëndësh abstrakt

 

Katër qoshet e brendshme:

përqafim gërmash. Ulërimë ëndrre. Dritë agu. Frymë.

Shuma e tyre që kalon treqind e gjashtëdhjetë gradë

mbërrin në planin: blu në flakë.

 

Quadrilatero astratto

 

Quatro angoli interni:

abbraccio di lettere. Urlo di sogno. Luce d’alba. Respiro.

La loro somma che supera trecento -sessanta gradi

culmina nel  piano: blu in fiamme.

 

 

Vargjet

 

Të thyer apo të lakuar?

Të mbyllur apo të hapur?

Të rrumbullakët apo katrore?

 

Teoremë. Vargjet: sy të verbër ndricuar me dritë shpirti.

Rrjedhim: shohin pafundësinë në qiell. Pa mbërritur.

 

I versi

 

Spezzati o curvati?

Chiusi o aperti?

Rotondi o quadrati?

Teorema. I versi: occhi ciechi con luce dell’anima illuminati.

Conseguenza: guardano l’infinito. Nel cielo. Senza raggiungerlo.

 

 

“Miqve”

 

Ju dëgjova që dridheshit. Flaut mendova.

Por bosh e në errësirë qe platea.

Rënkonte. Si një zemër e rëndë. Nga xhelozia e helmuar.

Një pikë nga Hëna. U mundova t’i hidhja.

Por mbas kësaj porte

gjeta të tjera.

E si një rreth mbetët. Që i arratiset kohës.

Brenda një katrori të largët.

 

“Agli amici”

Vi ho ascoltato che vibravate. Flauto -pensavo.

Ma vuota e in silenzio era la platea.

Gemeva. Come un cuore pesante. Dalla gelosia avvelenata.

Una gocciola dalla Luna. Provai a versare.

Ma dopo questa porta

ne trovai altre.

E come una circonferenza restaste. Che fugge al tempo.

Dentro un quadrato lontano.

 

 

Sa keq

 

Dhe  Toka u përmbyt. Nga dridhjet e saj shkëmbore.

Por, si piramidë vazhdojnë ta vizatojnë. Me nga një sy në çdo faqe.

 

Quanto male

 

Anche la Terra è sprofondata. Dai suoi tremori rocciosi.

Ma,continuano disegnare come piramide. Con un occhio in ogni faccia.

 

 

Mrekulli që vret

 

Sy të lidhur. Veshë të mbyllur. Fjalë e ndaluar.

Ndihmë kërkonin

për të veshur me arsye errësirën.

E lutur, një zë të ëmbël iu dërgon inercia:

me ju edhe në qiell!

E  buzëqeshja bënte drite. Mbi hidhërimin.

 

Shumë hënë  u ndërruan…

Por kush nga burgu dëgjon

mund t’i besoje  lehtë.

Mrekullisë  që vret.

 

 

Miracolo  che uccide

 

Occhi legati.Orecchie chiuse. Parola vietata.

Aiuto cercavano

per vestire con ragione il buio.

Pregata,una voce dolce gli manda l’inerzia:

con voi anche in cielo!

E il sorriso faceva luce. Sopra l’ammarezza.

Molte Lune sono cambiate…

Ma chi dal carcere ascolta

può credere facilmente.

Al miracolo che uccide.

 

 

Një tjetër hap

 

 

Pengohem

në shkeljet e tua të syrit.

Të trishta e të heshtura.

Si roje.

Për të ruajtur malin

do t’i mbillja.

Që të mund të ëndërroj

një hap tjetër.

Dhe vetëm një.

Nëse pëshpëritja e erës

dëborën e butë, do të shkriftonte

më e bukura e poezive

do më derdhej në trup!

 

Un altro passo

 

Inciampo

nei tuoi occhietti.

Tristi e muti.

Come sentinelle.

Li piazzerei

a sorvegliare la montagna

per poter sognare

altri passi.

Anche solo uno.

Se il sussurro del vento

facesse liberare

la morbida neve,

la più bella fra le poesie

mi si verserebbe addosso.

 

 

Ëndërruesja

 

Erë algash, ngrohtësi dhe magji e mbyllur

në fund të detit: stoli mbi një veshje uji.

Vallëzon. Qesh. Në dallgë.

Nudo dhe xixëlluese.

Tamburë të shfrenuar. Ritëm shprese: dritaret e saj të ëndrrës.

Mbi ngjyrën e shkumës, në shumë dete të reja. Shpërndarë.

 

La sognatrice

 

Odore di alghe, calore e magia racchiusa

nel fondo del mare: gioiello su un abito d’acqua.

Balla. Ride. Nell’onda.

Nuda e scintillante.

Tamburi scatenati.Ritmo di speranza: le sue finestre dei sogni.

Sparse.Sul colore della schiuma,per tanti mari nuovi.

 

Biçikleta ime

 

Pranë krevatit tim.Pushon.

Kujtim i gëzimit të humbur:

lulëzim i pemës në dritaren time mbërritur.

Refleks i djersës magjike:

zbrazje e trupit nga një mijë mendime. Pranverë.

Derdhmëni sy të bukur ftesën tuaj!

Eshtë ora e pedalimit.

Pa pasur frikë. Nga shiu. Nga era. Do të eci.

Si një grua e dashuruar.

 

 

La mia  cyclette

 

 

Accanto al mio letto. Riposa.

Ricordo della gioia perduta:

la fioritura  dell’albero arrivata alla mia finestra.

Riflesso del magico sudore:

sgombrando il corpo da mille pensieri. Primavera.

 

Versatemi, occhi belli, il vostro invito!

E’l’ora di pedalare.

Senza aver paura. Dalla pioggia.  Dal vento. Camminerò.

Come una donna innamorata.

 

 

Please follow and like us: