Albspirit

Media/News/Publishing

Drama ‘Shpellari’, premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’

Evolimi i njeriut të shpellave deri në ditët e sotme vjen në mënyrë komike nga goja e aktorit Erdit Asllanaj në formën e një one man show.

 A ka ndryshuar mashkulli që nga koha e shpellave?

 Nga se vijnë keqkuptimet, zënkat, kotraditat në çift? A do të bëjnë ndonjëherë paqe në “luftën” e përjetshme femra dhe mashkulli? Të gjitha këto marrin përgjigje te “Shpellari” madje ne bashkarisht vendosim kush do ti laj pjatat.

Një këndvështrim ndryshe, me detaje që nuk i keni vënë re në jetën tuaj të përditshme, por janë aq të rëndësishme sa vakti mëngjesit dhe gjumi i drekës.

Shpellari është cilesuar si një terapi çifti. Nëse ke qenë të paktën një herë në jetën tënde i lidhur mos e humb. Nëse ke qenë dy herë e më shumë e ke detyrim. Nese je beqar dhe nuk ndjek telenovelat të presim se kemi një surprizë për ty.

Autori, Rob Becker, ka studiuar psikologji dhe antropologji para se të shkruante këtë vepër që në Amerikë ka thyer rekorde. Argumentat janë bindëse. Të gjithë dalim të fituar.

Nelson Mulla: Regjisor

DT: 30, 31 Maj dhe 1, 2 qershor.

0ra 20:00

Please follow and like us: