Albspirit

Media/News/Publishing

Fleckenstein mbledh plaçkat, mbetet jashtë Parlamentit Europian

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në KE, nuk do të jetë më eurodeputet. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai, ku përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa ka falenderuar mbështetësit, është shprehur i zhgënjyer nga disfata.

Partia me të cilën konkurronte  Fleckenstein ka perfomuar dobët në zgjedhjet parlamentare të BE-së që janë mbyllur pak minuta më parë.

Si rezultat, ai nuk është zgjedhur për të qenë pjesë e Parlamentit Europian, duke humbur postin që mbante deri më tani.

“Në Hamburg kam biseduar vetëm me anëtarët, si dhe miqtë e SPD Hamburg. Grumbullimi i parë i rezultateve të zgjedhjeve evropiane është zhgënjyes për mua. Unë do të doja të përfaqësoja edhe për 5 vjet, Hamburgun në BE.

Ne po presim rezultatet përfundimtare më parë, por: Falenderimet e mia për ekipin tim, jusos Hamburg, anëtarët e shumtë të përkushtuar të SPD-së që kanë bërë një fushatë të madhe me mua në kohën e tyre të lirë dhe gjithashtu shumë miq e mbështetës që më kanë dhënë në javët dhe muajt e fundit mbështetjen e tyre”, shprehet Fleckenstein.

Please follow and like us: