AT JUSTIN RROTA O.F.M. DHE PUSHTIMI FASHIST 1939
Fritz RADOVANI
AT JUSTIN RROTA (1889 – 1964)
At Justin RROTA (17.02.1889 – 21.12.1964), nder dijetarët ma të mëdhaj të gjuhës Shqipe, i kapun gjithë jeten me njenen dorë per makinen e shkrimit e, që shpesh kur lodhej, e binte siper saj veç, kur i delte gjumi nga shkapetjet e dyerve dhe të dritareve të dhomave të Kuvendit Fretenve tek Arra e Madhe, që kishin mbetë bosh… E, i shkreti At Justin, gjithmonë optimist “e ban Zoti mirë!”, e vazhdonte me shkrue me njenen dorë… Ishte një burim i pashterrshem dijesh që “Atdhe e Fe”, buronin si lum i paster i Malsive tona.
O Pater, po të zhduken punimet Tua! – “Nuk ka gja, ti marrin veç, ti botojnë!..”
At Justini ishte bashkëkohës i të gjithë Klerikëve Katolik ma të mëdhaj të Shek. XX… Po, Ai ishte edhe bashkpuntor besnik dhe i perjetshem i Tyne në të gjitha veprat Atdhetare.
I saktë, i perpiktë dhe i padiskutueshëm nder faktet historike që ka perjetue, e nuk janë kenë aq pak sa kujtojnë “disa”, që mundohen me i shlye të gjitha “me doren e tyne”.
Gjithshka e shkrueme nga e vetmja dorë e Tija… Asht dokument i të gjitha kohëve që ka vlerë jo vetem per Historinë e Shqipnisë, po saktëson të gjitha perpjekjet per “ndryshim” të historianve “modern”, që mundohen me fallsifikue edhe “Vrasjen e Hasan Rizasë, në rrethimin e Shkodres së vitit 1912 – 13”… Deri tek qendrimi Atdhetar i pandryshueshem i Klerit Katolik Shqiptar, në të gjitha ngjarjet historike perballë pushtuesve të huej dhe të tradhtarëve të Atdheut, që u bane edhe vrastarët e Tyne të pandreqshëm në Shek. XX…
At Justin Rrota OFM, shkruen: “At Anton Harapi ka kenë antiitalian, prandej u zgodh At Antoni në dergatën e 12 prillit 1939, për me u tregue atyne qendrimin e Klerit Katolik.”
Tue fillue nga koha kur komunistët ishin “sherbtorët besnikë” të fashizmit dhe, derisa ata ndrruen padron me Titon, Stalinin e Mao Ce Dunin, kohë në të cilen kryen edhe një Gjenocid të panjohun në histori kunder Klerit Katolik Shqiptar, cili nga Ata Martirë të nderuem t’ asaj kohë nuk ka në “Dosjen e Sigurimit të Shtetit etiketen e fashistit”?..
Në dukje, mbas vitit 1989 kur shtetet e Lindjes komuniste filluen me ba ndryshimet e tyne dhe, Shqipnia vazhdonte me ruejtë “porositë” e Enverit dhe të Ramizit… Ishte Don Simon Jubani, që shpalli Shqipninë Europjane në Rrëmaji të Shkodres. Thirrja e Tij kje e padiskutueshme prej asnjë Kleriku Katolik… Mbas 30 vjetësh “rilindja” e Ramës, filloi me akuzue “Klerin Katolik si bashkpuntor i fashizmit…” – Po, a me të vertetë kujtoni se Shqiptarët e Shqipnisë Kastriotit, do të bahen sherbyesit e sllavëve, turqëve apo grekve?
Në kjoftëse, të gjitha qeveritë “shqiptare” i sherbyen të huejve, kjo ka ngja se ASNJË Kryeminister apo President, nuk ishte as “nxanës fillorje” në shkollat e Klerit Katolik…
Melbourne, 28 Maji 2019.