Cikël poetik nga Katiola Karoli
Buzëqeshje e vrarë
Ti ishe e pastër si vesë mëngjesi
Lule e bukur rilindur në çdo stinë.
Mbi fytyrēn tënde ëngjëllore.
Natyra kishte hedhur magjinë.
Ti ishe vezulluese si mijra kristale
Buzëqeshja jote zbukuronte agime
Humbiste në imazhin tënd,
Bota e tërë në mijra ëndërrime.
Ti kishe buzëqeshje përrallore
Ku ndrinin si yje të kaltrit sytë e tu
Dikush pabesisht të vrau buzëqeshjen.
Në terr dhimbje u zhduk imazhi yt.
Ti kot më kot e kërkon atë tani
Nē reflekse ujrash lumorë
Buzëqeshja jote e vrarë pabesisht
U bë imazh qielli, mbretëreshē me kurorë.
Lotēt e tu
Për heroin tim babi.
Ti do të jesh në çdo lot timin.
Çdo rrahje zemre, çdo emocion.
Ti do më ndriçosh rrugën e jetës
E pranë do të të ndjej gjithmonë.
Dhe sikur qielli të nisë të pikojē
Nuk do të jetë thjesh shi.
Por lotë margaritarë, kristalet e tua
Lot gëzimi që i derdh për mua.
Unë nuk do të fshihem nën çadër
Do të qëndroj e lumtur në shi
Të ndjej freskinë e lotëve.
Tē shuaj mallin për ty.
Ti nuk e mbajte fjalēn
Përflakur ndjenja në perëndim
Nga malli i ditës, ndezur nga ty
Unë prisja rrugëve ku ecur kishe ti
Mungesa jote ziente mallin në gji.
Ti më premtove se do të vije
Besë burri, mendova unë
Nga malli dhe lotët u bënë llavē
Nga ndjenja zjarr se të doja shumë.
Përflakur ndjenja ime në perëndim
Në rrugën e jetës mbeti braktisur.
Ti nuk e mbajte dot fjalën e dhënë
Unë ngela zemër-thyer, shpirt-grisur.