Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Ne nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur nga qeverisja e dështuar!

Që qeveria ka dështuar , e pranon dhe Avokati i Popullit se skema ekonomike ka dështuar! Qeverisë i ka ardhur fundit !!
Nuk rreshtëm së foluri e së demaskuari kur ishim në Parlament , me fakte e foto dhe tani që jemi jashtë Parlamentit nuk po rreshtim së foluri që skema e ndihmës ekonomike tashmë jo vetem ka dështuar, por vetëm ndihmë ekonomike nuk është .
Së pari ky sistem solli përjashtimin e 30% të përfituesve nga skema e ndihmës ekonomike. Megjithatë ,kjo nuk solli përfitime mujore më të mëdha për ata që mbetën në skemë.
Këto fakte që asesi Qeveria me matrioshkat nuk i sheh dhe tregon rezultate hipotetike nga “fitorja në fitorje” , së fundi i ka pranuar edhe institucioni i Avokatit të Popullit . Ai thote se jo vetëm skema ka dështuar por edhe :
“nëse u përjashtuan nga përfitimi 30% i përfituesve, rritja në masë e ndihmës ekonomike nuk u reflektua me një vlerë të përfillshme, për ta konsideruar këtë shumë dinjitoze në sigurimin e mjeteve më të domosdoshme për të jetuar e jo më pastaj për të folur për qëllimin e saj: zhdukjen e varfërisë dhe riintegrimin në shoqëri”, thekson raporti.

Problematika tjetër që evidenton raporti është moskompensimi financiar për shpenzimet e energjisë elektrike për familjet me ndihmë ekonomike. Kjo ka patur për pasojë uljen e të ardhurave të kësaj shtrese të popullsisë dhe ka përkeqësuar edhe më tej kushtet e jetesës.

Pranë Avokatit të Popullit, rezultojnë të jenë depozituar 80 ankesa në lidhje me këtë problematikë në vitin 2018. Ky është një numër i madh duke konsideruar se në 2017 ishin vetëm 36 të tilla.”

Shkurt dhe qartë, familjet e varfra u bënë dhe më të varfra. Tashmë është kthyer nevoja e bukës së gojës. Sot jetesa tregon se është kthyer në mbi jetesë, për ato gra që janë kryefamijare e jetojnë vetëm, për ato familje që ende nuk dinë të sesi është shija e mishit, zarzavateve e frutave, djathit e gjalpit , po rropaten pêr mbijetesë!
Sot më shume shoh nëpër rrugët e Tiranës që janë shtruar numri i të moshuarave gra që lypin në rrugë.. Thenia e tyre nën zë : “A ke një dyqind lekshe???!!” është këmbana më e madhe e alarmit për secilin prej nesh. Familjet shqiptare janë në rrezikë për krizën e tmerrshme që i pret!! E natyrish nuk kish si të ndodhte ndryshe , kur 216 kontrata sekrete, 100 miliona euro që ua marrin popullit , jua heqin nga goja e fëmijëve, para që vidhen e shpërdorohen nga qeveria e kapur prej krimit. Paratë që vidhen nga pensionet që nuk mjaftojnë.Ndaj dhe skema e ndihmës ekonokomike është një dështim i plotë, se askush nuk mendon për nevojat e qytetarëve e njerëzve të thjeshte që jetojnë në kete vend!
Sot ma vërtetoi edhe raporti i Avokatit të Popullit se ne: “Nuk jemi të varfër , por jemi të vjedhur “ nga oligarkia që qeverisë!


360grade.al

Please follow and like us: