Veriu i Kosovës, BE: Ndërhyrje e ligjshme. Rusia: Provokim
Zhvillimet e sotme në Veri të Kosovës kanë provokuar reagime nga Beogradi dhe Prishtina në lidhje me arsyet e ndërhyrjes së forcave të policisë.
Në lidhje më këtë ngjarje ka reaguar edhe Bashkimi Europian. Zëdhënësja, Maja Koçijançiç, ka thënë se krerët e institucioneve të BE i kanë bërë apel Beogradid dhe Prishtinës për të qenë sa më të përmbajtur. Ajo gjithashtu theksoi se aksioni policor është në përputhje me urdhrat e gjykatës dhe se duhet të zbatohet në përputhje me ligjin.
“Operacionet policore duhet të sjellin besim në sundimin e ligjit te të gjitha komunitetet. Operacionet e tilla duhet të forcojnë e jo të dobësojnë përpjekjet për normalizim”, tha ndër të tjera Koçijançiç.
Reagimi mbi këtë ngjarje ka patur edhe nga Rusia. Ambasadori rus në Serbi kërkoi lirimin e menjëhershëm të shtetasve rusë dhe mbajtjen e përgjegjësisë ata që janë fajtorë.
“Jemi të revoltuar nga provokimet e autoriteteve të Prishtinës në raport me qytetarin rus, që është pjesë e UNMIK-ut. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të rusëve dhe mbajtje të përgjegjësisë të të gjithë atyre që janë fajtor”, tha Alexander Çepurin. /Opinion.al/