Johannes Hahn: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Komisioni Europian publikoi sot progres-raportin për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë së Mirë, Johannes Hahn tha se shumë sfida mbeten për Ballkanin Perëndimor. Sa i përket Shqipërisë dhe Maqeodnisë së Veriut, Hahn tha se këto vende duhet të kenë më shumë rezultate të qëndrueshme, pikësëpari në shtetin ligjor. “Shqipëria ka ndjekur reforma në transformimin për sistemin e drejtësisë, Maqedonia e Veriut ka vazhduar me reforma dhe ka arritur një marrëveshje historike me Greqinë. Këto dy vende kanë përmbushur reforma nga ato që janë kërkuar. Tani këshilli të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqeoninë e Veriut”, theksoi Johannes Hahn. “Serbia dhe Mali i Zi duhet të punojnë më shumë përsa i përket shteti ligjor. Dialogu Serbi-Kosovë duhet të vazhdojë dhe të jetë dialog gjithëpërfshirës. Kosova duhet të vendosë fokusin në integrimi, po ashtu tarifat duhet të hiqen dhe të fokusohet te zbatimi i MSA”, theksoi më tej Hahn.
Eduard Kukan, eurodeputet i Partive Popullore Europiane dhe Kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë atë që ju keni sugjeruar. Ka pasur progres në rrugen e integrimit por mund të kemi më shumë lëvizje përpara. Shqipëria, konstatojmë një politike të ngarkuar të brendshme në 30 qershor do kemi zgjedhje lokale dhe u takon liderëve politike të shkojnë përtej interesave të partisë, dhe të shkojnë drejt interesave të qytetarëve. Edhe ne duhet të bëjmë më shumë, duhet të shohim instrumentet që kemi në dispozicion për të ushtruar një presion më pozitiv ndaj kolegëve tanë në Ballkan. Sepse përkundrazi rrezikohet humbja e kredibilitetit dhe duhet marrë në konsideratë çështja e stabilitetit të Rajonit
Pas marrjes serish të rekomandimit për çeljen e negociatave nga Komisioni Evropian, janë vendet anëtare që do të vendosin për këtë propozim. E vendimi final i takon Këshillit të ministrave të jashtëm të vendeve BE, që do të mblidhen në qershor. Holanda dhe Gjermania do të marrë miratimin e Parlamentit për të vendosur pro këtij vendimi, teksa Franca dhe Belgjika janë skeptike për të vijuar me zgjerimin e BE në këtë kohë.