Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Kur Shqipëria digjet dhe politika krihet

Image result for protesta e opozites

Politika në vend gëlon: njëra palë vazhdon me protesta, pala tjetër ushqehet me darka dhe bën plane për zgjedhje me një kandidat të vetem si në kohën e diktaturës; brezi im e kupton shumë mirë që zgjedhje bëheshin edhe para viteve 90-të por konsiderohej sistem monopartiak. Parti- Shtet. Dhe sot drejt atij sistemi po shkohet nëse ne vazhdojmë e heshtim. Të gjithë flasin për shqiptarët…?! Ndërsa ti popull i thjeshtë rropatesh për bukën e gojës, ndjek dita-ditës histori absurde të politikës shqiptare, dëgjon për pasuri përrallore të vendosura në pak vite të qëndrimit tyre si Ministër, Deputet, Drejtor, Gjyqtar apo Prokuror dhe bën pyetjen naive: po si i bëri gjithë këto para ky komshiu im që deri dje kishte të njëjtin standart me të gjithë lagjen, fshatin apo qytetin ku jetonte para ngritjes në karrierë? E përsëri vazhdon t’i ndjekësh, po këto figura, t’i votosh dhe t’i duartrokasësh me dashuri të madhe gati me ca lotë gëzimi që të leshojnë sytë kur ata dalin para jush, të krekosur e mbajnë fjalime prekëse politike…

Post Scriptum: Sot si për t’u dhënë një mësim mbase politikanëve tanë që të ulen e të punojnë tashmë për shqipërinë e jo më për veten e tyre, KE REKOMNDON hapjen e negociatave, Lajm i mirë… Gjithsesi është një shprehje popullore, “luga e di çfarë gjelle po gatuhet”.

Ne që jetojmë këtë vend po e shohim e ndjejmë mbi shpatulla krizën e gatuar si mos me keq nga Politika Shqiptare!

Please follow and like us: