Ekskluzive: Mozik ishte “boss” edhe kur jetonte në Kosovë, nuk ia prishte askush
Mozik dhe Loredana dikur ishin të njohur për muzikën që bënin por gjithçka u rrënua nga momenti kur shpërtheu skandali në shtetin e Zvicrës, ku Loredana bashkë me Mozik tash më çifti më i përfolur në showbizin jo vetëm kosovar, por edhe përtej kufijve u tha në një hulumtim të publikuar në gazeten e zvicërane se reperja 23 vjeçare dyshohet se ka mashtruar një çift zviceran duke u marrë atyre 700 mijë franga, ndërsa vëllai i saj 200 mijë. Nëse ajo shpallet fajtore, mund të dënohet me gjobë ose deri në 5 vite burgim, shkruan Botapress.info
Por këtu problemi nuk është vetëm Loredana, dikush ia priu e ai është pikërisht Mozik tash edhe vet burri i Loredanes, dikur “ problematiku” Mozik ishte një “boss” në Kosovë, që të gjithë të rinjët ia kishin lakmi jetës luksoze që ai po e shijonte, por ajo që deri më tani nuk është bërë e ditur asnjëherë ka të bëjë me anën negative të Mozzik-ut, shkruan Botapress.info
Në foto që ka siguruar Botapress shihet vetë Mozik me disa qese me bari që është ilegale dhe që për mbajtje të tyre duhët të dënohët sipas ligjit të Republikës së Kosovës, por ky i fundit siç dukët ka vazhduar ta jetojë një jetë të tillë, duke mos ia prishur askush në Kosovë, foto të tjera të siguruar nga burimet e Botapress-it shihet Mozzik në një seancë në Gjykatë ku sipas burimit në fjalë “Mozzik-ut ju është kapur një armë me 30 fishek dhe pastaj është liruar brenda 24 orëve”, edhe pse Gjykata nuk ka folur asgjë për gazetën lidhur me këtë rastë se çfarë ka ndodhur totalish dhe si është zhvilluar kjo ngjarje, shkruan Botapress.info
Këtu mund t’i shihni fotot: