Albspirit

Media/News/Publishing

Gjermania: Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet. Asnjë hetim për blerjen e votave

Image result for merkelKërkohet një shqyrtim i kujdesshëm i raporteve të progresit të BE

Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga kushtet për negociatat e pranimit

Komisioni i BE-së ka paraqitur raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe rekomandoi që negociatat e pranimit të hapen me të dy vendet. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU / CSU, Johann David Wadephul, shpjegon:

‘Grupi parlamentar i CDU / CSU do të analizojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do ta krahasojë atë me analizat e tjera në dispozicion të tij. Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse kushtet e fillimit të bisedimeve të pranimit me të dy vendet janë realizuar.

Megjithatë, një ekzaminim i tillë nuk mund të bëhet me ngut. Kjo nuk do të ishte e pranueshme për popullin gjerman dhe as nuk do të bënte drejtësi ndaj vendeve në fjalë. Në këtë drejtim, Bundestagu gjerman nuk do të jetë në gjendje të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit deri në fund të shtatorit – siç u pajtua me kolegët e grupit parlamentar të SPD-së.

Një analizë fillestare tregon se Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim siç u la porosi nga ministrat e jashtëm të BE më 26 qershor 2018.

Ende nuk ka sistem gjyqësor funksional.

As Gjykata Kushtetuese as Gjykata e Lartë nuk punojnë. As SPAK dhe as BKH-ja nuk u krijuan ashtu sic u premtua. Ka përparime në nivelet e ulëta dhe të mesme në luftën kundër korrupsionit. Por ka shumë pak raste të hetimit të korrupsioni në nivelet e larta. Megjithatë, ministrat e jashtëm të BE e kërkuar me force këtë gje në qershor të vitit 2018. Janë të dobëta përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar.

Përveç kësaj, asnjë institucion ligjor nuk është krijuar per te hetuar politikanët dhe personat të cilët jane te lidhur me blerjen e votave. Në fund të fundit, Kodi i ri zgjedhor i kërkuar nga Ministrat e Jashtëm ende nuk është vendosur.

Në këtë drejtim, Shqipëria ka nevojë për më shumë kohë për t’u përgatitur për negociatat e pranimit. Vendi duhet të bëjë çdo përpjekje për të përmirësuar kushtet për një vendim pozitiv të BE në shtator. Kjo përfshin një dialog të vërtetë midis qeverisë dhe opozitës për të kapërcyer krizën politike.

Grupi parlamentar i CDU/ CSU është ende i gatshëm të ndihmojë. Të dyja palët duhet, megjithatë, të përgatiten për një dialog të tillë pa parakushte. Asnjë temë nuk mund të përjashtohet që nga fillimi.

Please follow and like us: