Albspirit

Media/News/Publishing

Politico.Eu: Shqipërisë nuk i hapen negociatat, Maqedonia mund të kalojë

Agjencia e njohur, POLITICO.eu në një shkrim që merret me konsideratat e zgjerimit të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë parashikon se do të ndodhë i njëjti sekanr si edhe vjet.

“Argumentet e Komisionit nuk i bindën të gjitha vendet anëtare as vjet, dhe Franca me Holandën, efektivisht e bllokuan fillimin e bisedimeve”, shkruan POLITICO.

Dhe është shumë e qartë se edhe këtë herë rezultati do të jetë i njëjtë, thekson media e njohur euro-amerikane.

Avokatët e hapjes së negociatave me dy vendet ballkanike argumentojnë se lëvizja do të siguronte që BE të mbeteej një influencë e fortë në gjymtyrën e saj juglindore, përballë konkurencës nga fuqitë e tjera, përfshirë Rusinë Kinën dhe Turqinë, vazhdon artikulli.

“Por skeptikët të prirë nga Franca, argumentojnë se BE nuk duhet të merret me zgjerimin derikur të jetë reformuar për vete dhe të vetëqeveriset më me efektivitet”, shton POLITIKO.

Kritikët gjithashtu theksojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe varfërinë që karakterizojnë vendet e Ballkanit, që do të sillnin më shumë probleme në BE, shkruhet po aty.

Media kujton skenën e një viti më parë kur “në një takim të ministrave të BE në Luksemburg qershorin e shkuar, shumica e vendeve argumentuan pro hapjes së bisedimeve me Tiranë e Shkupin. Por pozicioni i prirë nga Parisi dhe Haga, me mbështetjen e Kopenhagenit, bëri që çështja të shtyhej për një vit, sepse vendimet e zgjerimit bëhen me unanimitet”.

Parashikimi është se një tjetër takim i Këshillit, më 18 qershor, duket se do të përfundojë në të njëjtën mënyrë-me një shtyrje të paktën me një muaj apo dy, në mos më shumë.

“Nëse bisediemt e zgjerimit nuk marrin dritën e gjelbër, kjo nuk mund të jetë njësoj për të dy vendet. Nëse Maqedonia ka fituar lëvdata të gjera për marrëveshjen me Greqinë, kriza e fundit politike në Shqipëri i ka dhënë Paristit arsye të majftueshme për t’i thënë Jo Tiranës”.

Please follow and like us: