Albspirit

Media/News/Publishing

Të rejat e horoskopit, 31 Maj 2019

Dashi

Nuk do të mungojnë kënaqësitë për shumë çifte. Dikush do të kurorëzojë një ëndërr dashurie, ndërsa të tjerë do të marrin lajme për zgjerimin e familjes. Për ata që janë vetëm, nuk do të mungojnë argëtimet, por edhe ndonjë njohje intriguese. Sa i takon sferës profesionale do të ketë përmirësim, duke gjetur fuqinë për tu rikthyer në lojë.

Demi

Nuk do të mungojë dashuria dhe pasioni gjatë kësaj të premteje, por bëni kujdes me xhelozinë. Nuk do arrini që të keni shumë besim, duke u ndjerë të pasigurtë. Ata që janë vetëm, mund të kenë takime premtuese. Sa i takon punës, mundohuni që të ruani kontrollin dhe të shmangni situatat tensionuese.

Binjakët

Mundohuni që të luftoni me dembelizmin në dashuri dhe të vlerësoni mundësitë e reja. Në sferën familjare nuk do të mungojnë zënkat dhe problemet, por duhet të tregoheni të durueshëm. Një takim magjik, do të bëjë që të rikthehet buzëqeshja për ata që janë vetëm. Në punë do të ndjeni dëshirën për të luftuar dhe të mos merrni parasysh ftohtësinë e kolegëve.

Gaforrja

Me planetin Mërkuri në shenjën tuaj, mos u stepni që të ecni përpara. Do të arrini që të befasoni partnerin/en, duke qenë të parezistueshëm. Edhe ata që janë vetëm do të kenë një ditë interesante sa i takon ndjenjave. Venusi do ju dhurojë momente të paharrueshme pasioni. Në punë do të jeni mjaft të favorizuar dhe nuk do të mungojnë mundësitë e vlefshme, për të ecur përpara me karrierën.

Luani

Është momenti i duhur për të nisur një lidhje e cila premton të jetë interesante. Gjatë kësaj periudhe do të lindin një sërë ndjenjash, ndoshta nga një miqësi e cila mund të kthehet në diçka më shumë. Edhe ata që janë vetëm, do kenë mundësi që të kenë lidhje të konsoliduara. Në sferën profesionale do të keni shpenzime të shumta.

Virgjëresha

Jeni të stresuar, por duhet të mundoheni që të jeni më të qetë, për të përballuar keqkuptimet në raportin në çift. Fatmirësisht qielli do të jetë i hapur për ju, duke zhdukur shqetësimet. Ata që janë vetëm gjatë kësaj të premteje duhet ti bëjnë sytë katër. Në punë do të keni shumë ngarkesë, të cilën me vendosmëri do e përballoni më së miri.

Peshorja

Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj dhe në jetën sentimentale, duke sjellë përmirësim. Nuk do të mungojnë mundësitë dhe takimet entuziaste. Ata që janë vetëm, duhet të kenë më shumë durim, pasi ndoshta një simpati nuk do të marrë përgjigje. Në sferën profesionale, nëse keni punuar fortë, ka ardhur momenti për të marrë rezultate.

Akrepi

Kjo ditë do të nisë për ju në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo do të jetë një periudhë e mirë për të çuar përpara projektet në çift dhe për ti konsoliduar. Për ata që janë vetëm, mund të ketë tërheqje dhe njohje të reja. Në punë do të hasni në vështirësi, ndaj mundohuni që të gjeni optimizmin për të ecur përpara.

Shigjetari

Nëse jeni çift, mund të hasni në ndonjë situatë të vështirë për të menaxhuar. Mes raporteve në krizë dhe atyre të konsoliduara, do të analizoni mirë situatën sentimentale. Lidhur me atë që janë vetëm, parashikohen zgjedhje të favorshme. Sa i takon punës po kaloni një periudhë me zhvillime interesante.

Bricjapi

Kjo ditë parashikohet e mbushur me qetësi maksimale. Nuk do të keni vështirësi në rigjallërimin e një lidhjeje, e cila ka nevojë për pak më shumë fantazi për të marrë jetë. Ata që janë vetëm do të jenë mjaft të tërhequr nga dikush tjetër. Në punë, do të ketë të reja interesante, të cilat kanë nevojë për një konfirmim.

Ujori

Kjo e premte nuk do të nisë në mënyrën e duhur, ku humori do të jetë i rënë. Por fatmirësisht situata do të përmirësohet gjatë pasdites. Nëse jeni vetëm, mundësia për të bërë takime vërtetë interesante, është shumë afër. Mërkuri është mjaft i favorshëm dhe do të sjellë rezultate shumë të mira në punë.

Peshqit

Periudha që po kaloni nuk është shumë e favorshme, ku do të përballeni me situata mjaft të rënda. Marsi do të sjellë grindje dhe përplase të forta me partnerin. Ata që janë vetëm, do të kenë flirtime interesante. Në punë, ndonjë fjalë më shumë do të sjellë mërzi, por këshillohet që të bëni durim.

Please follow and like us: