Albspirit

Media/News/Publishing

Holanda-Brukselit: Pezulloni vizat për shqiptarët

Holanda ka dorëzuar sot zyrtarisht në Komisionin Europian projekt rezolutën e miratuar pak kohë më parë në parlament, që kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët.

Në letrën drejtuar komisionerit për migrimin dhe punët e jashtme, Dimitris Avramopulos, Holanda kërkoi me shkrim që Komisioni Europian të konsiderojë pezullomin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Në letër autoritetet holandeze nënvizojnë se shqiptarët kanë rolin kryesor në ngjarjet kriminale në qytete si Amsterdami dhe Roterdami.

“Shtetasit shqiptarë luajnë një rol të rëndësishëm në krimin e organizuar në qytete të tilla si Amsterdami dhe Roterdami, por edhe rajone të tjera.

Rezoluta që kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët u votua më 16 prill në parlamentin holandez. Rezoluta u hartua nga 5 partitë,  VVD, CDA, PVV, SP, CU dhe u votua me me shumicë votash, 108 vota pro dhe 42 kundër.

Please follow and like us: