Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: KËNGË E VETMISË

Rezultate imazhesh për emil asdurian

“Durim’ i dëshirave përmbushje s’sjell,
u lodha dhe e pa çel mbet derë e shpresës”.
Vajtim i grave beduine.

E ç’mund të jetë përmbi një këngë,
dhimbje dhe malli,
që veten me thonj e mbyt për të jetuar,
mjerimin, kokëvarur vuaj,
që të brishtë mëdysh më ndan,
n’atë thep rrëpirrë thikë, ku jeta dot zbret,
shpirtin n’erë leshon të bjerë
se shpresa s’ngjit, të mbijë s’mund e
ison jehonë mendja s’e mban,
por veç një copëz varg
në tërmet thyer, m’i lashti vaj,
prej goje tjetër vjen nga gji i thellë,
për të vetmen ç’zemra pështjell e tjerr
dhe pse durimi bosh e la,
shkretinë, rudhë e bark tharrë,
n’harresën e mefshtë gur,
kurrsesi, as ç’godet e rreh ta vrasë,
por në puthje fjalësh ofshaj dhe prapë
në rënkim gëzoj, ç’të më prekë s’arrin,
më të pastërtin filz, atë
që ndoshta, dritë e bekuar s’e pat’ parë,
nektarin i pij të ngrohtë
…në gjak,

kurrë jo e plotë, asnjëherë mjaf…!

Please follow and like us: