Ylli Xhaferri: Lutje
1 Qershori-Dita e Fëmijëve kaloi. Sot është 2 Qershor. Aresi u bë burrë, mbushi 6 vjeç. Të gjithë e urojnë edhe 100 vite të tjerë të lumtur. Sidomos, me gëzim të veçantë e urojnë: Gjyshi Ylli, Adea dhe Henri, për të cilët kam shkruar këtë poezi:
L U T J E
…kafazin e gjoksit shkëputmani
thureni fole pëllumbash
shportë për ushqime
çantë shkollarësh
thes dhuratash për 1 Qershorin
veç fëmijët mos m’i lëndoni!
Please follow and like us: