Albina Deda Gjoci: Edi Rama, monolog e çmenduri anembanë në Shqipëri!
As Destojevski nuk do kishte fuqi artistike të përshkruante idiotin-kryeminister Edi Rama sidomos në monologun e fundit të filluar pardje te salla ‘Olimpik’ e Carapulit për të vijuar në Lezhë, Kurbin e tani në Mirditë…!
Nuk e filloi rastësisht me Qarkun e Lezhës, por si zakon i vjetër i kriminelit që rikthehet në skenën e krimit.
Mban fjalim pikërisht tani, në Mirditë aty ku i ka akoma bandat e krimit e magazinat e hashashit…!
Në sallë i tundin flamujt ca kasketa që akoma mbajnë në xhaketë madaljet e Sigurimit të Shtetit.
Ai mendon se mund të përsërisë historinë e etërve biologjikë, por gabon rëndë.
E siguroj se gabon dhe ky gabim i tij do lahet me pësim.
Ai është thjesht një aksident i rëndë nga më i madhi që i ka ndodhë demokracisë dhe historisë së një vendi në kontinent, përveç Duçes e Hitlerit!
Edi Rama sot është i tmerruar se është i linçuar jo vetëm nga demokratët, por nga një popull e nga një komb i tërë.
Ai ka përgatitur valixhet e përjetshme të largimit jo vetëm nga politika, por dhe nga Atdheu ku do ngelet personi më i urryer.
Ai është në panik dhe fuqia “magjike” e helmit të bardhë duket se po ia atrofizon entuziasmin e po ia shton paranojën.
Kurrë nuk do ketë zgjedhje pa themeluesit e demokracisë e pluralizmit në këtë vend…!
Kurrë!