Giuseppe Chiaramonte: Alma Lama të mos largohet si ambasadore e Kosovës në Romë!
Në emër të Komitet Italian “PRO KOSOVO” mbështes kërkesën e arbëreshit tonë Z. Arnau lidhur me largimin e parakohshëm të Ambasadores së Republikës së Kosovës në Romë, Zonja Alma Lama.
Zonja Lama para një muaj ka vizituar Sicilinë. Ka marrë kontakte me Presidentin e Krahinës Autonome, me Kryebashkiakun e Palermos me të cilin është marrë vesh për binakëri me një qytet i Kosovës dhe ka përkrahur idenë tonë për një qendër kulturore shqiptare në Palermo.
Poashtu i kemi mundësuar një takim me Odën Ekonomike për shkëmbime në ardhme.
Vizita e Ambasadores me Arbëreshët, qoftë në Palermo, qoftë në Horë të Arbëreshëvet, ka zgjuar interes dhe simpati për Kosovën e lirë, të cilën në verën e ardhshme do ta vizitojnë për turizëm me shumicë.
Prandaj nuk e shohim me vend largimin e saj nga detyra para kohe, duke mohuar që ajo mund të ketë bërë ndonjë “mëkat” që e meriton një vendim të tillë.
I lusim qeveritarët dhe Presidentin Hashim Thaçi ta ndërrojnë mendimin e tyre karshi Zonjës Lama, duke pasur parasysh punën e shkëlqyeshme që ajo bën në Itali për të mirën dhe prosperitetin e shtetit të Kosovës.
Giuseppe Chiaramonte, sekretar i Komitet Italian “PRO KOSOVA”.