Regjimi Iranian dënon gazetarin me dy vite burg
Mahmoud Hakamian
Gjykata e regjimit iranian të dielën dënoi një gazetar me dy vite burg për “përhapje të keqinformimit” dhe “fyerje” ndaj liderit suprem të mullahëve dhe autoriteteve, u tha mediave shtetërore avokati i tij.
Masoud Kazemi u ndalua gjithashtu të kryente “veprimtari mediatike” për dy vjet, sipas avokatit Ali Mojtahedzadeh, i cituar nga agjensia zyrtare e lajmeve IRNA.
Raporti nuk e specifikon shkakun e akuzave kundër Kazemi-t, sipas AFP.
Një gazetë shtetërore iraniane raportoi më 23 maj se ai ishte arrestuar një ditë më parë.
Gazetari ishte reporter për të përditshmen shtetërore Shargh si dhe kryeredaktor i revistës së përmuajshme Seda-ye Parsi, raporton agjensia gjysmë-zyrtare e lajmeve ISNA.
Një gazetar tjetër, Pouyan Khoshhal, është arrestuar në tetor për “fyerje” kundër shenjtërive fetare.
Në gusht, gazetari Mir Mohammad Mir-Esmaili u dënua me 10 vite burg për një fyerje fetare.