Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetari i ‘Bild’ flet pas publikimit të përgjimeve: Mafia qeveris Shqipërinë

Gazetari gjerman Peter Tiede, i cili është edhe autori i publikimit të audio-përgjimeve në gazetën ‘Bild’, ku aludohet blerje votash nga Astrit Avdyli i bandës së Shijakut në favor të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, tregon si i siguroi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shkruan se qeveria shqiptare mohon keq blerjen e votave.

“Për shkak se qeveria në Shqipëri e mohon kaq ashpër se mafian blen votat, disa përgjime për t’u dëgjuar- të marrë nga policia. Deri më sot të pabërë publike. Baroni i drogës, që shfaqet në audiopërgjim u arrestua për trafik heroine dhe u lirua sërish pasi pësoi depresion në burg dhe mori një certifikatë siç i kërkohej.

Të mëdhenjtë duan të jenë të lirë në Shqipëri- ata paguajnë mirë dhe sigurojnë vota. Pyetja e vetme është: A e manipulon mafia politikën apo ajo e qeveris vendin?

Përshtypja ime: Ajo e qeveris vendin.

Një hetues më ka thënë: Ne e humbën luftën, mafia e drogës e mori në dorë shtetin tonë.

Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të dorëzohen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar policore, ne arritëm të sigurojmë materialin.

Falënderimet e mia për hetuesit e guximshëm dhe gazetarët inteligjentë në Shqipëri, të cilët nuk po heqin dorë”, shkruan gazetari.

Please follow and like us: