Albspirit

Media/News/Publishing

Kompania ‘Neranxi’, iftar për nëna dhe fëmijë me pamundësi ekonomike

Dimensioni human e social i Kompanisë Neranxi dhe presidentit te saj biznesmenit te njohur Nikollaq Neranxi është shfaqur përsëri në darkën përmbyllëse të Ramazanit.

Kompania Neranxi ka shtruar një darkë sipas nje menuje specifike muslimane në restorant Divina te Blloku, ku të ftuarit kanë kaluar një mbrëmje të denjë për këtë ditë të shenjtë.

Vetë presidenti i kesaj kompanie ish deputeti dhe aktivisti i njohur Nikollaq Neranxi, duke perjetuar kete event si domethenes dhe realizuar ne nje restorant ku VIP-at e kryeqytetit shkojne shpesh, ai e thekson se edhe restoranti i tij edhe ai vete jane ndjere shume mire duke mirepritur njerez te thjeshte ne emer te nje dite te shenjte.

Nikollaq Neranxi ka postuar edhe kroniken e News 24 në facebook, me shënimin që vijon:

“Asnjëherë më parë, restorant Divina nuk ishte populluar me njerëz kaq të bukur dhe fisnikë. Në darkën përmbyllëse të muajit të madherishëm të Ramazanit, Kompania Neranxi shtroi një iftar për disa zonja dhe fëmijët e tyre, me pamundësi ekonomike dhe probleme të mëdha sociale. Jemi të lumtur që në një darkë kaq të shenjtë, ata nuk u ndjenë vetëm! Gëzuar dhe mbarësi për të gjithë!”.

Kompania Neranxi dhe vetë presidenti i saj, janë të njohur për aktet sistematike të bamirësisë.

Please follow and like us: