Albspirit

Media/News/Publishing

Përgjime 4/Avdylaj bisedë me kandidatin e PS: Thuaj o by****ir po vepron gabim, Gjushi është me Ramën…

Gazeta gjermane “Bild” ka vijuar me publikimin e përgjimeve të kreut të bandës së Shijakut, Astrit Avdylajt. Në përgjimin e ri zhvillohet një bisedë mes Astrit Avdylajt dhe kryetari të PS, Shijak Elton Arbana.

Kreu i bandës së Shijakut i kërkon Arbanës që të telefonojë kreun e INUK, me qëllim që të anulojë një gjobë prej 5 milionësh që ka vënë në një Fermë të Sukthit. Nga ana tjetër, kryetari i PS shprehet se do ta marrë për të anuluar gjobën.

PERGJIMET

Elton Arbana: Astrito

Astrit Avdylaj: Ça bone, si ja kalove?

Elton Arbana: Mirë me mirë, ti mirë? Ja tu bo një lojë letra me çunat.

Astrit Avdylaj: A e di ku e kisha hallin unë? A e njef atë drejtorin e INUK-t ti e?

Elton Arbana: E njof mo, Dallandyshja

Astrit Avdylaj: Ore leje Dallëndyshen ti, këtë të Durrësit.

Elton Arbana: Artur Çela, i Bashkisë së Durrësit, i Vangjushit.

Astrit Avdylaj: Po merre o vlla se ska qenë aty Vangjushi, ka shku ka vënë gjoba në fermë të Sukthit. Merre o vlla, thuj o by****ir thuj ke shku aty ke vënë gjoba ka 5 milion. Vangjushi s’është aty është në Zvicër ne Edin

Elton Arbana: Ke nai emër konkret? Kujt i ka von

Astrit Avdylaj: Kujt konkret? Thuj ke vonë gjoba në Fermë, ktheje gjobë. Se nuk është aty Vangjushi. Je tu bo gabim thuj or pis.

Elton Arbana: E mor unë tani direkt. E more vesh që më hoqën mua para na 1 javë.

Astrit Avdylaj: Unë se di kur kush si qysh tek

Elton Arbana: Më hoqën isha unë tek INUK, bëra dhe unë si këto edhe më hoqën fare.

Astrit Avdylaj: Nuk e di unë, po merre atë thuaj se Vangjushi është në Zvicër me Edi Ramën dhe s’du me e marr vetë.

Please follow and like us: