Përgjimi 2/Si caktohet kandidati për deputet, urdhër nga Avdylaj
PËRGJIMI 2 (28 mars 2017)
SAQRIMI I BILD PËR KËTË PËRGJIM- Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, (0692069933-Ardian Kokamani) Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, telefonon kreun e bashkisë së Shijakut për të lënë një takim me të, Vangjush Dakon kryebashkiaukun e Durrësit, me një kandidat në prespektivë dhe të ardhme “Liri” (Ilir Ndraxhi) një person që grupi kriminal Avdylaj kërkon të caktohet si kandidat i PS për deputet. Mbledhja bëhët për të bërë vetëm këte: për të finalizuar marrëveshjen që Ilir Ndraxhi do të caktohet si kandidat per deputet i PS në Durrës që të përfaqësojë interesat e klanit kriminal Avdylaj, ndërsa Avdylajt do t’i japin mbështetje maksimale PS në fushatë në Durrës.
Avdylaj- Alo
Kryetari- Hë mo
Avdylaj- Si je kryetar
Kryetari- Si ke qenë ti
Avdylaj- Mirë faleminderit, ça po bo
Kyetari- Jam akoma ktej, sa kemi maru po po hamë drek
Avdylaj- Ee të boft mirë, po e di për ça të mora unë?
Kryetari- Po
Avdylaj- Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit, aloo
Kryetari- Po po, të dëgjoj, po po
Avdylaj- Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i lirit, dhe Jupi do pimë një kafe neser në durrës në orën 10, pranaj të kam mor sot me i fjalë
Kryetari- Atëherë në orën 10, më duket është dhe një 5 minuta tek pallati kulturës se ka vdek Niko Besplla, ish fubollisti jonë, shijaksi jonë. Kanë ceremoninë në Pallat të Kulturës dhe do takojmë atje.
Avdylaj- Takohemi tek një kafe, do sjellim edhe ritin, që të jemi nesër që, më kupton
Kryetari- Pa merak
Avdylaj- Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe juli, kshu që e kupton? Ngaqë është dhe ai, edhe që të jesh edhe ti se normal po s ishe ti, më kupton
Kryetari-Ee mirë,
Avdylaj-Alo ca the
Kryetari- Titi pa merak, se jam në Durrës takojmë në Durrës, se do jem dhe në ceremoni, rri pa merak
Avdylaj- Mirë pra ngaqë do ashu që të jesh dhe ti me këto, më kupton?
Kryetari- Po po
Avdylaj- Mirë, pra faleminderit mirupafshim
Kryetari- Hajt hajt ciao.