Më 8 Qershor, Edi Rama duhet të rrethohet dhe të arrestohet
Albina Deda
8 Qershori duhet të jetë përballja finale, jo vetëm me një skizofren agresiv e totalisht të papërgjegjshëm që duhet të izolohet, por dhe me një kryeabuzues shtetëror i cili duhet të arrestohet.
Nuk ka asnjë rrugë tjetër logjike me Edi Ramën.
I siguroj jo vetëm demokratët, por çdo shqiptar se kurrë më, as në Sarajet e Surrelit, nuk do guxojë të shkelë ky monstër që tallet me bukën e vegjëlisë shqiptare, ky Sulltan prevers që ka shitur me koncension edhe për shumë vite të ardhmen e brezave që vijnë.
Asnjë marrëveshje nuk mund të ketë as politikisht dhe as njerëzisht me Edi Ramën.
Ai duhet të izolohet, të arrestohet.
E pastaj sipas vijimësisë teknike medikale do të kurohet…
E pastaj pas ekzaminimit të tij si i droguar i gradës së degraduar të gjithëve do të na vijë turp…se cilin patëm kryeministër.
Gjushët e Avdylajt…janë mburoja më infantine e një përbindëshi të droguar që gati po drogon ardhmërinë tonë.