Besa Llugiqi, me rol kryesor në shfaqjen operistike në Poloni
Sopranoja kosovare Besa Llugiqi, në mbrëmjen e së shtunës do të prezantohet me shfaqje operistike në Poloni, shkruan KultPlus.
Ajo ka treguar për mediat se do të paraqitet në rolin kryesor të shfaqjes Thais nga kompozitori J. Massesnet, e që do të prezantohet në Opera Baltyca në Gdansk të Polonisë. “Do të këndoj përkrah me artistë të njohur si: Marcin Bronikowski e Daniel Borowski, kurse dirigjent është Jose Maria Florensio”, ka thënë Llugiqi. Ajo krejt këtë angazhim në këtë shfaqje opersitike e vlerëson si një eksperiencë të jashtëzakonshme , edhe pse, ajo ka bërë të ditur se tashmë është hera e tretë që është pjesë e këtij produksioni. “Një muzikë e jashtëzakonshme dhe një përjetim i rrallë muzikor, që ky ambient i kësaj shtëpie operistike të dhuron”, ka thënë Llugiqi. Ajo poashtu ka njoftuar se pas kësaj performance, do të jetë edhe në të gjitha reprizat e shfaqjes Thais që janë paraparë të jenë brenda këtij viti, dhe vitit 2020./KultPlus.com/