Fyerjet zyrtare ndaj kombit kërkojnë reagim zyrtar nga Shqipëria
Shaban Murati
Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të rajonit dhe të kontinentit tonë, që brenda muajit dy anëtarët kryesorë të një qeverie të fyejnë zyrtarisht popullin dhe kombin e një shteti, me të cilin kanë marrëdhënie diplomatike. E bëri Serbia, ku kryeministrja Ana Bërnabiç në 29 maj fyu publikisht shqiptarët si “popull i dalë nga pylli”, dhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i fyu publikisht shqiptarët, duke përdorur në mënyrë përçmuese termin pejorativ “shiptari”.
Janë dy përfaqësuesit kryesorë dhe më të lartë të qeverisë së Serbisë, të cilët njeri pas tjetrit fyejnë kombin shqiptar dhe ajo, që tërheq dhe duhet të tërheqë vemendjen e zyrave shtetërore në Tiranë dhe në Prishtinë, është se dy qeveritarët e mësipërme kanë bërë këtë akt në cilësinë zyrtare të postit të tyre dhe jo në ndonjë pijetore të periferisë së Beogradit.
Fjala “skandaloze”është term i butë të përkufizosh deklaratat e kryeministres serbe, e cila zgjodhi një ceremoni zyrtare diplomatike t’i fyente shqiptarët si komb, kur po merrte në dorëzim progres-raportine BE për Serbinë nga përfaqësuesi i BE. Është më tepër se skandaloze që kryeministrja serbe i lëshoi deklaratat fyese për shqiptarët në prani të përfaqësuesit të BE.
Ishte një mesazh i qartë i arrogancës dhe i formatimit racist të Serbisë për karakterin e dialogut dhe të bisedimeve të saj me Kosovën me ndërmjetësimin e BE. Guximi i manifestimit të racizmit antishqiptar në një ceremoni diplomatike me BE, duhet konsideruar edhe produkt i tolerancës selektive dhe indulgjencave shumëvjeçare të BE ndaj gjithë politikës radikale nacionaliste, antieuroatlantike dhe filoruse të udhëheqjes aktuale të Beogradit.
Në cilësinë e postit të tij zyrtar edhe ministri serb i mbrojtjes i lëshoi fyerjet e tij në adresë të popullit shqiptar në mënyrë publike në një fjalim në datën 1 maj.E zbërthyer në kuptimine saj direkt,pamja që i dedikohet Shqipërisë nga Beogradi është një politikë zyrtare dhe qendrim zyrtar denigrues i qeverisëserbe ndaj kombit shqiptar dhe ndaj dy shteteve shqiptare, ku jeton ai komb.
Në një kuadrim dhe intonim të tillë zyrtar të fyerjeve ndaj kombit shqiptar është më tepër se e detyrueshme që Shqipëria, shteti shqiptar, të reagojnë zyrtarisht, të hedhin poshtë dhe të protestojnë në rruge zyrtare për këto fyerje zyrtare serbe në adresë të popullit dhe kombit shqiptar. Nuk është dëgjuar deri tani asnjë lloj dhe formë reagimi zyrtar nga Tirana. Prishtina veproi drejt, qëe shpalli kryeministren serbe “persona non grata”.
Madje unë do të sugjeroja që Prishtina nuk duhet ta pranojë kryeministren serbe në tavolinën e bisedimeve, derisa ajo të kërkojë falje publike në emër të qeverisë së saj për aktin e saj racist.
Me heshtjen e saj Tirana po sillet sikur është fjala për një ngjarje në Sudanin jugor, duke u shtirë sikur nuk i takon të mbrojë as popullin dhe kombin shqiptar dhe as Kosovën. Mendoj se në Tiranë vazhdon ndikimi i fortë i lobit serb nëpërmjet tezës së vjetër perçarëse serbe të përdorur gjatë 30 viteve të tranzicionit, se çfarëdo që të bëjë e të thotë Serbia kundër shqiptarëve dhe kundër Kosovës, Shqipëria duhet të vazhdojë forcimin e marrëdhënieve të saj me Serbinë.
Jemi përpara një qendrimi disproporcional diplomatik të shtetit tonë, gjë që shpreh një kompleks tradicional inferioriteti të Shqipërisë ndaj Serbisë. Përulja shtetërore kthehet në avantazh diplomatik për qeverinë dhe për shtetin që të ka fyer. Sepse nëse nuk reagon shteti ndaj fyerjeve zyrtare, që i bëhen popullit dhe kombit, don të thotë se ai shtet lejon ta fyejnë, dhe siç thoshte një shkrimtare amerikane “është lehtë të bëhesh krimb, mjafton të mos ankohesh kur të shkelin”.
Ajo fliste për njerëzit, por është e saktë edhe për shtetet e qeveritë. Efekti negativ i mosreagimit zyrtar të Shqipërisë ndaj fyerjeve zyrtare të qeverisë sëSerbisë për kombin shqiptar ka pasoja edhe me të gjëra diplomatike. Shtetet e rajonit dhe jashtë rajonit, kur shohin se Shqipëria zyrtare gëlltit pa u ndjerë fyerje zyrtare, mund të joshen të vazhdojnë precedentin dhe tëinkurajohentë shtojnë dozën e përçmimit dhe të indiferencës për interesat e kombit shqiptar.
Me precedentet e përuljes së shtetit shqiptar, as shtetet e rajonit, as Lindja dhe as Perëndimi, nuk mund të krijojnë respekt real për një shtet, që nuk mbron dinjitetin evet.
Dikush mund ta quajë temëne sotme një diskutim morali shtetëror. Por nuk është vetëm aq. Është e rëndësishme koha kur po ndodh ky agresion verbali Serbisë kundërkombit shqiptar. Ndaj të dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, duhet të nxjerrin konkluzionet e duhura për përgjigjet zyrtare, që i duhen dhënë qeverisë së një shteti si Serbia, e cila guxon dhe fyen kombin shqiptar në formë zyrtare.
Agresioni verbal i qeverisë serbe kundër kombit shqiptar po ndodh në kohën kur po përjetohen përpjekjet e fundit ndërkombëtare për rifillimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe, e cila për Perëndimin dhe për kombin shqiptar duhet të sanksionojë njohjen reciproke midis dy shteteve.
Ndërsa në Prishtinë dhe në Tiranë disa mendje drejtuese kozmopolite janë infektuar nga ide dhe teza, që sfumojnë interesat e shtetit të pavarur të Kosovës, Beogradi jo vetëm ndjek kursin intransigjent të shtetit kolonial, por kalon në një fazë të re të kursit të tij zyrtar: në atë të përçmimit zyrtar dhe të fyerjes së kombit shqiptar.
Nga udhëheqësit e Kosovës, nga ekipi parlamentar i caktuar për bisedimet dhe nga gjithë forcat politike tëKosovës, kjo duhet kuptuar sinjë provë që Serbia nuk ka ndërmend jo vetëm të lëshojë, por as ta pranojë popullin shqiptar të Kosovës si të barabartë me të në tavolinën e bisedimeve.
Kryeministrja serbe dhe ministri serb i mbrojtjes deklaruan pa asnjë ekuivok se ata nuk mund të bëjnë marrëveshje si të barabartë me “ata që kanë dalë nga pylli”. Pra qeveria serbe jo vetëm nuk pranon një kufi shtetëror midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe brenda Serbisë Beogradii përcakton shqiptarët sinjë popull i kategorisë së dytë, që nuk meriton të ketë as emrin tamam.
Është për t’u habitur si nuk e kanë ndjerë në zyrat shtetërore në Tiranë këtë shpërthim arrogant të Serbisë, por mesa duket në Tiranë janë të kënaqur që Serbia u ka lejuar të hapin zyrat e rinisë për ahengje ballkaniko-perëndimore.
Agresioni verbal i qeverisë serbe ndaj kombit shqiptar duhet të shërbejë si një dush i ftohtë për kokat e turbulluara kozmopolite në Tiranë dhe në Prishtinë, të cilat janë inamoruar me tezën idiote të presidentit serb Vuçiç për të ashtuquajturin pajtim midis serbëve dhe shqiptarëve. Qeveria serbe e planifikon këtë sinjë pajtim të serbëve të qytetëruar me“shqiptarët e dalë nga pylli”,të cilëve Beogradi do t’u caktojë gardhin, ku të lëvizin si njerëz dhe si kafshë. Nuk e di se simund të vazhdojë pas kësajTirana të mbështesë kurthin jugosllav të presidentit serb për integrimin rajonal të Ballkanit Perëndimor apo për zonën dhe familjen ballkaniko-perëndimore.
Çfarë duhet të presë tjetër nga Serbia shteti i Shqipërisë që të reagojë ndaj kursit të rizyrtar të qeverisë serbepër fyerjen zyrtare ndaj kombit shqiptar, kurs kundër Kosovës dhe Shqipërisë bashkë?
Asistojmë në një keqësim të sëmundjes së kompleksit të inferioritetit, që qeveritë e Shqipërisë kanë manifestuar ndaj Serbisë gjatë gjithë periudhës postkomuniste. Është vërtet e pakuptueshme dhe e papranueshme që Shqipëria nuk po reagon zyrtarisht me forcë. Jo vetëm të reagojë dhe të protestojë zyrtarisht, por të sensibilizojë edhe Bashkimin Europian për këto çfaqje diplomatike raciste nga një qeveri e një shteti, që ka hapur bisedimet e pranimit me BE-në.
Tirana duhet të sensibilizojë edhe BE-në, edhe NATO-n, edhe Uashingtonin, edhe Berlinin e Parisin, për këtë portret të ri të politikës nacionaliste serbe në rajon. Agresioni verbal i qeverisë serbe ndaj kombit shqiptar tregon se Serbia e ka mbyllur librin e diplomacisë me Shqipërinë, me Kosovën dhe me kombin shqiptar. Ulurimat antishqiptare të kryeministres serbe dhe të ministrit të saj të mbrojtjes kërkojnë reagimin e fuqishëm zyrtar të Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, i OKB, i Këshillit të Europës, i OSBE, etj.
Shqipëria nuk duhet të mjaftohet me mllefin e drejtë të qytetarëve të saj në Facebook. Qeveria serbe nuk e lexon Facebok-un shqiptar. Facebook-u nuk bën pjesë në memorien shtetërore dhe diplomatike.
Ndaj hapi i shtetit shqiptar për këtë që ka ndodhur duhet të jetë i tillë që të regjistrohet në memorien diplomatike dhe shtetërore të marrëdhënieve me Serbinë./gazeta dita, 7 Qershor 2019/