Vlora Çitaku denoncon mashtrimet serbe dhe lakejtë shqiptarë të Beogradit
Ka kohë që disa media në Serbi merren në mënyrën më të ndyrë dhe më agresive me mua. Thuajse çdo javë shpikin nga një histori të ultë dhe pashije për mua.
Me këdo që takohem shkruajnë se jam në lidhje intime me të.
Qëllimin ua di. Ata e dinë se askush në SHBA nuk i merr seriozosht. Por, ata së paku shpresojnë që me këtë lloj strategjie të ndyrë do të ma bëjnë punën më të vështirë, sepse, sërish sipas tyre, eventualisht kjo lloj fushate do t’i detyronte njerëzit të hezitojnë të takohen e të shihen me mua në publik nga frika e sulmeve në tablloidet e sponzorizuara serbe.
Ndjejë keqardhje për ta. Keni me dështu.
Please follow and like us: