Albspirit

Media/News/Publishing

Bujar Llapaj: Një Ramë Kara Mahmud Pasha që po sundon popullin e vet me mënyrat më të poshtra osmane

Image result for rama duke marre droge

Për të gjithë ata që kanë dy pare mënd!
Nuk është për t’u trishtuar shumë kur lexon komentet e ndyra të ‘trimave’ që ishin përgatitur shpirtërisht (besoj shumica para televizorit) që të shikonin dje një betejë të ngjyrosur me gjakun e vëllezërve të tyre ‘armiq të pushtetit popullor’. Por statuset e disa personazheve ‘publikë’ me arsimim të mjaftueshëm për të vënë arësyen përpara pasionit, inatit, apo ‘pavarësisë’ më bëjnë të mendoj sa larg është Europa prej nesh, dhe fatkeqësisht shumë prej tyre jetojnë prej vitesh në perëndim dhe minimalja që duhej të kërkonin në këtë moment do të ishte kërkesa për dorëheqjen e Kryeministrit për të gjitha mega skandalet, kjo do të ishte një nga ndihmat perëndimore që shqiptarët në diasporë do ti bënin Shqipërisë. Fshehja prapa argumentave ‘të gjithë njësoj janë’ dhe ‘kjo klasë politike duhet zhdukur’ tregon qartë jo vetëm mungesën e njohurive në fushën e zhvillimeve politike dhe sociale, por edhe paaftësinë intelektuale për të ndikuar në zgjidhje të qëndrueshme.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta, mund të jetë mashtrues, hajdut, i pabesë, etj, por me çdrekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ai ka bërë një akt patriotik, shmangu gjakderdhjen për të cilën ishin përgatitur shumë hiena.
Historia e Shqipërisë njeh shumë ‘Patriotë’, ‘Luftëtarë të Lirisë’ që janë shndërruar dhe kthyer në zaptues, rrjepës, masakrues të popullit, dhe ne vazhdojmë t’ju thurim lavde e ngrejmë lapidare. Atëhere pse një Presidenti ‘hajdut’ nuk duhet t’i themi: Faleminderit që shpëtove fshatin tonë nga zjarri!
Faleminderit Ilir Meta!
Unë besoj se Shqipëria ka forca intelektuale, patriotike si në partitë politike ashtu dhe jashtë tyre që ta kapërcejnë këtë situatë.
Marrëveshja Rama-Basha e majit 2017 tregoi se prodhojnë kriza. Por unë nuk mund të ngarkoj më shumë me faj të mashtruarin Basha se sa mashtruesin Rama që bashkë me Veliajn duhet të hyjnë në librin ‘Guinness’ për mashtrimet e tyre spektakolare.
Protesta legjendë e Artistëve të Teatrit, banorëve të ‘Astirit’, studentëve etj ja kanë bërë të qartë shqiptarëve dhe politikanëve se i duhet thënë STOP talljes, mashtrimit dhe vjedhjes të popullit dhe pasurisë kombëtare.
Unë i jam bashkuar dhe do të mbështes protestat paqësore të popullit dhe opozitës për dorëheqjen e KM Rama si kusht për të zgjidhur krizën, sepse një hajduti dhe mashtruesi nuk duhet t’i japësh një shans tjetër. Partia Socialiste ka me bollëk njerëz të papërlyer me krimet e Rilindjes dhe që mund t’ia marrin timonin një njeriu që nga i vetëquajtur ‘Skënderbe’, (nobleman që bashkoi shqiptarët për lirinë nga osmanët dhe osmanizmi) tani shumica e shqiptarëve e shohin atë të vërtetin: një Ramë Kara Mahmud Pasha që po sundon popullin e vet me mënyrat më të poshtra osmane.
Të nderuar bashkëatdhetarë çlironi veten nga pasionet gjakndjellëse dhe ndihmoni që Shqipëria të çlirohet nga krimi, mafia, korrupsioni dhe ‘heronjtë legjendarë’!

 

Please follow and like us: