Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Mendjet e pushtuara dhe presidenti

Image result for protesta e opozites

Shënjat e një pushteti absolut janë më të frikshme se sa një firmë çdekretimi zgjedhjesh. Kjo ka të bëj me pushtetin e Edi Ramës. Nëse në kohën e Hitlerit kishte një Gebels që i paraprinte propogandës me strategjinë e pushtimit të mendjeve, në rastin tonë është vetë Edi Rama. Ky ka arritur absolutizmin aq sot një qytetar socialist është i mahnitur ta zëmë nga një ngjyerje pallati, a një shesh publik që është transformuar me para publike por pa votën a aprovimin publik, të qytetarëve aty etj., sesa me çfarë ai përfiton nga qeverisja Rama. Se kur ka konsensus me publikun as fadromat nuk dalin natën, por me çeljen e diellit. Çfarë përfitime dhe çfarë pozicioni social ka të garantuar përshembull në arsimimin e fëmijëve, integrimin social dhe të ardhurash ku ai të mund të imagjinoj të ardhmen e tij? Si vendoset sistemi taksimit qytetar në bazë të së cilës të ardhur? Papunësisë, pagës informale apo të atyre që sjellin emigrantët për baballarët dhe nënat? Apo në bazë të opinioneve të iksit, përshembull të tipit Peza në studiot e televizioneve? Në bazë të kujt? Çfarë arsyetimi financiar përdor qeveria në lidhje me ty si individ se, shpesh kryeministri të quan të pakualifikuar, nuk ke zanat etj? Kur e pyet se çfarë përfitove nga qeveria Rama, një qytetar të thotë një mut, të paktën rregulluam rimbursimin e ilaçeve Luftarit, por kaq ta bësh dhëmbin Ilir Metës nuk ja jap votën. Në fakt i miri njeri harron se ishte Rama bashkë me Erion Velinë që u ulën në një tavolinë peshku dhe me filozofinë e tyre gebeliste vendosën Ilir Metën ta bënin president. Dhe e bën duke shitur po me strategjitë gebeliste të pushtimit të mendjeve, si burrin më të mirë të politikës shqiptare. ‘Urra’ thatë edhe atëherë, ‘rroftë Rama strategu i përparimit’. Kësisoj Rama me vetevendosjen e tij, duke u buzëqeshur vrastarisht, duke u ledhatuar fëmijët, ashtu gjysmë i përgjumur duke ua futur të gjithëve me ndjesinë se po u bën nder. Jo se po u shërben, por e theksoj po u bën nder, pushton mendje e mendje dhe sundon. Por pushtimi i mendjes të bën të harrosh veteveten dhe duke besuar absolutisht në ato që thotë Rama shkon plotësisht në një theqafje individuale dhe sociale. Sa për statistikë nga praktika të tilla, Gjermania i dha Gebelsit dhe Hitlerit rreth 5 milionë ushtarë dhe gati 80% të shoqërisë që punonin ditë e natë për të prodhuar tanke e aeroplanë bombardues. Kështu ka ndodhur edhe në shumë sisteme totalitare ku padyshim Shqipëria jonë nuk ka bërë përjashtim. Mendjet e pushtura janë me shumicë aq sot të gjithë flasin në emër të popullit. Respekti karshi tjetrit ka humbur përfundimisht për më tepër ekzsitenca instutucionale. Dhe një pjesë e mirë e njerëzve pyesin sot, nëse Ilir Meta do ishte një president i zgjedhur nga populli, a do ta çdekretonte ditën e zgjedhjeve? Do dukej kështu sikur një herë i kreh bishtin njërit e një herë tjetrit? Vërtetë mund t’i fshij me një firmë zgjedhjet një president? Por kjo është një pakicë afërmendsh e vogël, por që shpesh ndikon në zgjedhjet në Shqipëri. Herë e bën blu hartën elekorale, herë të kuqe. Gjithsesi, praktika e mendjeve të mbushura ka një dominim total dhe në një farë mënyre kjo ka ndikuar nga preferencat dhe nga ai inati shqiptar karshi njëri-tjetrit. Në fund të fundit, sado nopran, mafioz, hajdut, i kërkuar i drejtësisë, apo rrugaç politik të jetë Ilir Meta, ka të drejtën kushtetuese presidenciale të dhënë nga një darkë me peshk prej Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Kaq është produkt i ”suksesit” qeverisës të mjaftistëve Rama-Veliaj. Si i shkoni nga pas mëndje mbushur kur mbillni një pemë a kur lyeni me bojë një pallat, shkojinin dhe tani. Fyeni, shajeni balanconi lavdërimet karshi Metës, veç jo në emër të popullit a shqiptarëve se ju e zgjodhët, nuk e zgjodhi populli.

Shkoni e i thyni derën Ramës dhe Veliajt përpara se të ulërisni për kohën e mbushur të Ilir Metës në postin e presidentit. Se sa hajdut është presidenti etj. Ju po zbatoni kushtetutën dhe thoni se doni zgjedhje, po kështu edhe presidenti kushtetutën po zbaton thotë se nuk ka zgjedhje.

Por e gjitha nuk është asgjë tjetër, kohë dhe pushtet që prodhon kriza për shkak të mendjeve të pushtuara.

Please follow and like us: