Albspirit

Media/News/Publishing

Holanda i thotë “jo” hapjes së negociatave për Shqipërinë, “po” për Maqedoninë e Veriut

Parlamenti holandez ka votuar kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë këtë vit, ndërsa ka dhënë dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut. Sipas Këshillit të Çështjeve të Brendshme dhe Këshillit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Holandez, pas dëgjimit të diskutimeve, u konstatua se sipas qeverisë holandeze, Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në bazë raport-progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura”, thuhet në vendimin e marrë nga Holanda. Për rrjedhojë, ky shtet i kërkon Komisionit Europian që të mos hapë negociatat me Shqipërinë. Ky vendim nga Holanda ishte i pritshëm po të marrim parasysh edhe kërkesën e këtij shteti për të hequr vizat për qytetarët shqiptarë.

Please follow and like us: