Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Ilir Meta, i pangopur!

Kryeministri Edi Rama, në seancën e sotme parlamentare ku po zhvillohet mocion debati pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga Presidenti, thotë se fatkeqësisht Kuvendi në vend të negociatave është i detyruar të merret me një akt brutal, trsgresiv dhe të papërgjegjshëm të Ilir Metës.

Ai tha se e pyet veten se çfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria dhe se kujt i janë bërë më shumë ndere se atij, të cilin ende pa mbushur  50 vjeç, e ka bërë edhe Kryeministër, edhe kryetar Kuvendi, edhe President.

“Kujt më shumë se Ilir Metës i janë falur më shumë hile, skandale dhe i është dhënë kaq herë mundësia të rilindë i penduar, i burrëruar. Kujt përpara Ilir Metës i takon që të bëjë më shumë për të larë detin me borxhe. Iliri është mësuar keq, siç s’ka më keq, ta sfidojë postin e tij, ta përqeshë fatin e tij, ta shkelmojë të mirën e tij, duke u bërë me vend e pavend protagonist i një skene, ku Metës nuk i mjafton asnjëherë vendi ku ndodhet, maja ku ngjitet”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se jo President të Republikës po mbret të shqiptarëve dhe gjithë viseve shqiptare ta shpallësh, prapë se prapë Ilir Meta nuk do ndihej mirë dhe nuk do rrinte drejtë, “me pangopësinë e tij të pashpjegueshme, me pagjumësinë e tij të pangushëllueshme”.

Rama deklaroi se të gjithë janë dëshmitarë të një tjetër zarari të madh dhe të kotë, duke pyetur se për cilën arsye në botë duhet të bashkohej Ilir Meta me telashin dhe zjarrvënësin historik Sali Berishën dhe se “për cilën arsye në botë do të fshihte firmën e tij me vetë firmën e tij”.

Please follow and like us: