Albspirit

Media/News/Publishing

Liçensat e kabllorit për Çapajt, vetëm Suela Musta ka faj, po të tjerët…?!

Suela Musta është një nga anëtaret e Autoritetit të Medias Audiovizive, që është arrestuar mesditën e sotme nga Policia në kuadër të operacionit që ndërmori Policia në Elbasan, duke goditur një grup kriminal me precedentë të shumtë. Por, ajo që bie në sy në raportimet e Policisë është arrestimi i gazetares Suela Musta, e cila, sipas Policisë ka ndikuar në dhëniën e licencës së kabllorit për fisin Çapja në Elbasan. Ajo që diskutohet në këto rreshta nuk ka të bëjë aspak me marrjen në mbrojtje të Suelës dhe nëse ajo ka qenë apo jo në shkelje të ligjit, apo shpërdorimit të detyrës. Që të japësh një licencë kabllori, sigurisht që nuk është në dorën e Suelës, sepse ajo është vetëm një votë në vendimmarrje. E nëse ka shkelje të ligjit, në këtë rast janë të gjithë anëtarët e Autoritetit të Mediave Audiovizive. Ndaj, Policia ka ecur me një standard të dyfishtë në këtë çështje. Të arrestosh Suela Mustën, një femër për një akt, që sigurisht nuk e ka bërë vetëm ajo, është lehtësisht e kuptueshme, që bëhet ose qëllimisht, ose prej faktit se është një grua në të gjithë këtë mesele. Suela është një gazetare me përvojë disa vjeçare ne median e shkruar dhe vizive, në Shqipëri e angazhuar gjatë konfliktit etnik në Kosovë si bashkëpunëtore e shumë mediave të huaja evropiane. E diplomuar për gazetari zonja Musta ka qenë korrespondente e Shqipërisë për disa institucione të huaja që në thelb të punës së tyre kanë pasur veprimtarinë audio ose audiovizive. Ajo është investuar në disa projekte brenda vendit për çështjet e medias dhe gazetarisë./gazeta shqip/

Please follow and like us: