Albspirit

Media/News/Publishing

Meta: Parlamenti aktual nuk është legjitim

 
Presidenti Meta: Parlamenti aktual nuk është legjitim
Gjatë një interviste të shkurtër për gazetarët, Presidenti Meta tha se ai “është zgjedhur president nga parlamenti, jo nga ky parlament, por nga një tjetër legjitim”.

Kjo deklaratë vjen një ditë pasi 100 deputetë votuan pro qëndrimit të socialistëve në kuvend, sipas të cilit dekreti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore është antikushtetues dhe i pavlefshëm.

Presidenti sqaroi se pavarësisht kundërshtimeve të qeverisë dhe KQZ-së, dekreti “është në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë”. Meta shtoi se “presidenti po mban parasysh me shumë vëmendje çdo institucion që shkel ligjet”.

Pyetjes nëse ka ndonjë propozim për datën e re të zgjedhjeve, Meta iiu përgjigj se ai po punon ende me partitë politike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, si e vetmja mundësi për hapjen e negociatave me BE-në.

Meta ka folur edhe më parë për jolegjitimitetin e parlamentit actual, të përbërë nga 122 deputetë të Partisë Socialiste dhe të “opozitës së re”. Gjatë një vizite në Pogradec në mars 2019, ai u shpreh se “parlamenti ka 82 deputetë të ligjshëm, ku përfshihen edhe ata 3 deputetë të opozitës, që nuk pranuan të lënë mandatet”, duke lënë të kuptohet se deputetët e rinj të opozitës nuk përfaqësojnë qytetarët.

Please follow and like us: