Nora Malaj: Edi Rama si Kaligula, edhe hënën do të urdhërojë të dorëhiqet!
Nuk është parë e as dëgjuar kjo që po ndodh në Shqipëri. Rikthimi i sistemit neomonist është tragjedia më e madhe e kombit!
Nuk ka keqardhje më të madhe, sesa të dëgjosh e të shikosh që ata të cilët sot drejtojnë qeverinë, në zullumin e babëzinë nuk kuptojnë që vendin po shkon drejt një humnere pa kthim, kur dialogu, marrëveshja dhe fjala tashmë nuk po arrijnë të kenë vlerën dhe peshën e domosdoshme të asaj që sot është më e nevojshme se kurrë.
Institucioni i Presidentit foli qartë dhe drejtë, nëpermjet veprimit ligjor të cdekretimit të datës së zgjedhjeve, për të ulur palët rreth dialogut, në mënyrë që vendi të krijoj klimën për zgjedhje të ndershme dhe garë të vërtetë.
Po KM ky veprim nuk i pëlqeu. Dhe në marrëzinë institucionale, urdhëroi institicionet e pavarura të marrin vendime politike, të çartura, të cilat vetëm demokratike dhe integruese kurrësesi nuk mund të jenë.
Të kapur në panikun e zullumit, ajo që po përjeton sot Shqipëria i ngjan shume kohës kur perandori i tretë i Romës, Kaligula, në vitin 41 pas Krishtit, të gjithë përbërësit e autokracisë së çmendur i bashkoi për herë të parë në një njeri të vetëm, që më pas u quajt tiran, dhe pas zullumeve pafund që kreu, vendosi të vinte kalin e tij Senator.
Fundi i marrëzisë së tij prej tirani i ndodhi pikërisht, atëherë kur filloi t’i bërtiste edhe hënës.
Atëherë të gjithë kuptuan se marrëzisë i erdhi fundi, pasi nuk mund të drejtohet vendi nga një çmendarak.
Teksa sheh realitetin që po ndodh kupton se KM që drejton vendin sot është jashtë çdo realitetit.
Është vite-dritë larg integrimit, larg standardit të bërit shtet, larg të qenurit burrë shteti dhe larg së pranuari shtet ligjor, pasi ligji për të është pushteti i diktatit që do të ushtrojë dhe përtej kopetencave të tij.
Tashmë nuk i ka mbetur gjë tjeter, por të urdhëroj Partinë Socialiste që të bëj edhe nje mocion mosbesimi për Hënën, po për Henën si Kaligula, që të mos bëhet nga e plotë në treçerekëshe e çerekëshe e mundësisht as mos të ndriçoj, po as të mos ketë hënë fare, se hënë, diell, yll, mbret, shtet, pusht-shtet, çdo gjë ai është vet!
Kjo është madhështia e marrëzisë!
Tashmë çdo fjalë është e tepërt për të kuptuar se ky burri do ta çoj vendin në konflikt social…
Po Zoti në fillim të merr mendjen, pastaj bën zullume dhe në fund kur ta kthen atë, mendjen, kupton që nuk ka forcë askush të të ndihmojë më!
“Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje, që të veprojnë me përgjegjësi. Njerëzit e këqinj kërkojnë me kujdes brenda ligjeve, për të gjetur mënyra për t’u fshehur pas tyre”- ka thënë Platoni.
Sot koha thërret të gjithë ata burra e gra që nuk pyesin se çfarë bën atdheu për ta, po çfarë duhet të bëjmë ne për atdheun!