Albspirit

Media/News/Publishing

20 vjetori i çlirimit të Kosovës shënohet në Strasburg

 

Ardiana Faja Toska

 

Konsullata e Përgjithshme e Kosvës në Strasburg shënoi 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, përvjetor ky që shënon sakrificën sublime të gjeneratave të tëra për lirinë që ne sot gëzojmë.

Të pranishëm në këtë event ishin shumë diplomatë, përfaqësues të bashkisë së Strasburgut, Korpusit konsullor, shoqërisë civile, studentë e bashkëatdhetarë.

Mimoza Ahmetaj, ambasadorja e Kosovës, në fjalën e saj solli fakte të dramës së përjetuar nga populli i Kosovës nën dhunën serbe : poshtërime, segregacion, përdhunime, dëbime, shperngulje, zbrazje, masakra. Ambasadorja Ahmetaj u shpreh se « Intervenimi i NATO-se ishte dritë në fund të tunelit dhe kjo ishte forma e vetme që me luftë të arrihet paqja. Në këtë ditë, qytetarët e Kosovës falënderojnë nga zemra të gjitha ato gra dhe burra që ishin pjesë e Aleancës Veriatlantike dhe misioneve paqeruajtëse që e ndihmuan Kosovën për çlirimin e saj duke përfshi edhe Francën dhe qytetaret e saj. Në këto vite të lirisë, ne kemi kaluar nga tirania në demokraci dhe kemi mësuar që liria nuk duhet konsideruar si diçka e falur por përkundrazi, në paqe duhet investuar duke ofruar stabilitet, siguri dhe besim në mes të qytetarëve. Kosova sot është shtet demokratik, multietnik dhe që garanton barazi para ligjit dhe zotit për qytetarët e vet ».

Ambasadorja Ahmetaj ftoi për një fjalë rasti edhe zotin Sébastien Gricourt, drejtori i Observatoire des Balkans në Fondacionin Jean Jaurès. Duke shprehur vlersimin e sinqertë për ftesën e pjesmarrjes në festën e Kosovës, ai vuri në dukje se « prej vitit 97, gjatë misionit të tij pranë organizmave humanitare në Kosovë, ai veçse kishte konstatuar se të drejtat e njeriut dhe e drejta ndërkombëtare humanitare ishin shkelur në mënyrë sistematike nga serbët në Kosovë ». Ai gjithashtu nënvizoi se  «konsideron se përmbush detyrën e tij duke kontribuar në mbrojtjen e së vërtetës nga tentativat  e vazhdueshme të atyre që orvaten të promovojnë një realitet të ndryshëm nga ai i vërteti mbi luftën në Kosovë».

Ceremonia vazhdoi me shfaqjen e dokumentarit «Daullet e rezistencës». Sebastien Gricourt u shpreh se dokumenari në fjalë eshtë e «vërteta pa egzagjerime». Të ftuarit e vlersuan shumë përzgjedhjen e filmit nga ambasadorja Ahmetaj i cili i dha mundësinë të njohin kurajon e angazhimit civil në Kosovë në vitet 1990 kundër diskrminimit serb si paralajmërim i tmerrit që po kërcënonte Kosovën.  Dokumentari u vlerësua si një rrëfim sa i dhimbshëm aq dhe i fismë, pa thirrje nacionaliste as urrejtje, përkundrazi i përshkruar fund e krye nga një qëndrim dinjitoz, karakterisitik i një populli të aftë të ngrihet në këmbë për të ndërtuar te ardhmen e tij duke ofruar paqe dhe stabilitet.

Ne vazhdim te shenimit te ketij pervjetori, filmi «Daullet e rezistences» do te shfaqet me daten 20 qershor 2019 edhe ne nje nder pes kinemate me te vjetra ne bote, «Odyssee» me qellim qe audienca franceze dhe diplomatet e vendosur ne Strasbourg te kene mundesine ta njofin realitetin e hidhur ne Kosove gjate viteve te 90-ta dhe rrugtimin tone deri ne liri.

 

Ardiana Faja Toska, profesoreshë e frengjishtes dhe e historisë ne Francë. E diplomuar në Institutin e Studimeve Politike në Grenoble, kontribuese me shkrime në shtypin shqiptar.

 

 

Please follow and like us: