Albspirit

Media/News/Publishing

Ana Ahmatova, në shqip nga Arqile Garo

Image result for ana ahmatova

 

DUHET TË KETË NJË BEFASI

Aspak nuk më emocionojnë këngët pompoze,
dhe s’ më tërheq as ngazëllimi i elegjisë.
Çdo varg duhet të ketë një gjë të beftë e misterioze,
siç harmonia, kur i shkon kakofonisë.

Do mbeteni pa gojë kur të kuptoni se nga dheu,
rritet një strofë pa droje, pa ngurim.
Si një barishte e verdhë poshtë gardhit, që shpërtheu,
si rrodhe, që të ngjitet e të bëhet drithërim.

Me një aromë të fortë prej zifti, britëm e tërbuar,
myk, a një gjethe e kalbur që e merr era…
Dhe ja si vargu gurgullon plot madheshti, malluar,
që ta dëgjosh dhe të besosh se vjen pranvera.

Shqipëroi Arqile Garo, Qershor 2019.

Image result for arqile garo