Albspirit

Media/News/Publishing

Lasgush Poradeci: O, ta njoha prej së largu buzëqeshjen e shëmtuar! 

Image result for lasgush poradeci

Në fjalim te Shqipëtarit kush përqeshi, kush gajasi?

Kush më tha se gjuh’ e sotme shëmbëllen me zë larasi?

O, ta njoha prej së largu buzëqeshjen e shëmtuar,

Ti, demon i shkretëtirës, që kalon me vaj në duar:

M’ i përdredhur se zilija t’u pat çfytyruar shtati,

Mun në fund të vetëdijes ty të ndrin një sy lugati;

Je njeri, e papandehur sikur ngjan me sprijë zalli,

Flet me gojë, – e papandehur sikur ulurin çakalli,

Qan e heq në të kënduar, ze këndon në zi të madhe,

Vdes kur hapet zemr’ e gjuhës posi lulja nër luadhe….

Please follow and like us: