Albspirit

Media/News/Publishing

Reshat Kripa: Foleja e vjetër

Image result for reshat kripa

Shtrirë në shtratin pleqëror,
Kujtoj kohën e kaluar,
Nëpër shi, baltë e borë
Brenda telave rrethuar.

Falmëni, o mëmë e atë,
Veç telashe kam shkaktuar,
Zgjodha rrugën nëpër natë,
Kurrë s’ju kam turpëruar!

Edhe ju, motra të mira,
Që më ndenjët gjithmonë pranë,
Në të ngrysur, në të gdhirë,
Dhe në fllad, dhe në tufan.

Ju, vëllezrit, tretur thellë,
Brenda telash, a kanale
Nëpër mendje po ju sjellë,
Tok kemi kaluar halle.

Vjollcën, shoqen e rinisë,
Nerin, zjarrin tim të parë
N’atë shtrat të pleqërisë,
I kujtoj mbushur me mall!

Please follow and like us: