Albspirit

Media/News/Publishing

Risitë e Shkollës Profesionale të Kulinarisë “Neranxi” për vitin akademik 2019-2020!

Fotografia e Arben Sinojmeri

Shkolla
Profesionale e Kulinarise dhe Turizmit
2+1, N. NERANXI,
në vitin 2019 -2020 do të ndryshojë strukturën e vet,
ajo do të ketë edhe 9 muaj shtesë 
duke u bërë 3 vjeçare!
Ne synojmë të përgatisim
Master Shefin e parë në shkollat tona!
për Kuzhinë dhe Pasticeri.
Ndaj kërkojmë specialitstë të aftë dhe njohës të artit të kulinarisë për t’iu bashkuar stafit punëformues të shkollës sonë.
Kandidatët duhet të paraqesin kërkesën e tyre pranë Shkollës Profesionale ‘NERANXI’
deri me datën 10.08.2019!
Bashkë me dokumentacionin.
CW-në.
Dokument që provon aftësitë profesionale, diplomë, çertifikatë dhe vlerësime nga institucionet e akredituar në fushën e kulinarisë dhe turizmit.
Kandidatët duhet të paraqiten gjatë kësaj periudhe në administratën e Shkollës ‘NERANXI’.
Kandidatët do t’i nënshtrohen edhe një interviste nga drejtues të shkollës dhe përfaqësues të bordit drejtues.
Vlerësojeni këtë kërkesë për bashkëpunim,
pasi vlerësimi juaj do të jetë vlerë e shkollës sonë që tashmë është një model suksesi europian.

Për Bordin Drejtues

Kryetari: Nikollaq NERANXI

Fotografia e Arben Sinojmeri

Fotografia e Arben Sinojmeri

Please follow and like us: