Cikël poetik nga Katiola Karoli
Në jetimore
Tik-taku i orës sot po më vret
Ti sytë i ke fiksuar tek dera.
Ke një shekull jete që ti dikë pret
Tē ikë dimri-xhind, të vijë pranvera.
Tik-taku i orës në këtë jetimore
Duket sikur ka mbetur stakuar
Ti pret me sytë ngulur te dera
Ndoshta dikush vjen për të të takuar.
Por ti i gjorë dot nuk e kupton
Ajo dikush ndoshta nuk vjen kurrë
Dhe pse me zemër ti shpreson.
Sot fëmijë –jetim, nesër jetim-burrë.
Gjurmët që ti le
Fytyrë e nxirë nga tmerri e dhimbja
Maviosur kafshërisht nga grushtet e tua
E mora me ngadalë në duart e mia
Të puthja vendet ku të kishin lënduar.
Por as nga puthjet e mia
E dija nuk do gjeje lehtësim
Të kish lënduar djalli i egër
Fytyrë ëngjëllore, fytyrë-pafajsi.
E vogël, krijesë e brishtë
Një fat i tmerrshëm për ty
Mallkuar qofshin ata njerēz
Që nuk e njohin ndjenjën dashuri
Gjurmët që ti le o mostër…
As me dashuri-vese s’i mbuloj dot
Sepse lëndon dhe puthja e ëmbël
Mbi plagën tek foshnja e njomē.
Narcist
Qava me ngashērim
gjithë lotët doja t’i derdhja
Dhe kur të vinte agimi i ri.
një buzëqeshje në fytyrë të gjeja.
Qava nuk e di përsa kohë
Një minutë, një shekull a përjetësi.
Qava për së gjalli imazhin tënd
dhe ndjenjën-qelibar për ty.
Me ngashërim derdha lotēt.
Lot plot dhimbje kristalizuar
Qaja si fëmijë mbi gjoksin tënd
Dhe ty nuk të vinte keq për mua.
Ngrita kokën të pashë në sy
Nuk po të njihja ti kush ishe.
Narcist, krijesë pa shpirt.
Asnjë lot i imi nuk të vriste.
I fshiva lotët e mi me duart e mia
Të hodha një shikim therës
Nuk dua t’ia di unë më për ty
e as për të tjerë këto lloj njerëz.