Albspirit

Media/News/Publishing

Fakultetit Ekonomik iu shtuan edhe dy doktorë shkencash, ish studentë të Kolegjit AAB

Fotografia e Kolegji AAB

Si institucioni më i madh jopublik në vend, krahas arritjeve kulminante në fusha të ndryshme të arsimit, Kolegji AAB vëmendje dhe mbështetje të veçantë i kushton edhe avancimit të stafit akademik.
AAB tashmë ka po thuaj 90% të stafit të rregullt, shumica nga ta me tituj akademikë dhe me gradë shkencore Doktor Shkencash, ndërsa së fundmi AAB-së i janë shtuar edhe dy emrat të rinj nga fusha e ekonomisë, bëhet fjalë për Dr.sc. Gëzim Shabani dhe Dr.sc. Kosovare Ukshini.
Ajo që i bënë të veçantë dy doktorët e rinj, është fakti se të dy kanë mbaruar studimet bachelor dhe master në Kolegjin AAB.
Gëzim Shabani i cili u bë i pari doktor shkencash që ka mbaruar studimet bachelor dhe master në AAB, studimet e doktoraturës i përfundoi në Universitetin St. Kliment Ohridski në Maqedoninë e Veriut. Disertacionin në temën “Ndikimi i funksionit promovues të agjencioneve turistike për zhvillimin e turizimit në Kosovë”, Shabani e mbrojti me sukses para komisionit të përbërë nga: prof dr. Sofronia Milladinoski – kryetare, prof dr. Simona Martinoska – mentore, prof. dr. Katerina Angelevska – anëtare, prof dr. Lidija Simoncevka – anëtare dhe prof dr. Baki Koleci – anëtar.
Ndërsa Kosovare Ukshini, e cila krahas studimeve bachelor dhe master në Kolegjin AAB, ka qenë e angazhuar edhe si asistente në Fakultetin Ekonomik, studimet e doktoraturës i përfundoi në Universitetin e Evropës Juglindore.
Ukshini e mbrojti disertacionin e saj në temën “Kontributi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në rritjen e punësimit në Kosovë-politikat mbështetëse dhe efektet”, nën mentorimin e prof.dr. Izet Zeqiri, dhe nën udhëheqjen komsionit të përbërë nga, prof. dr. Rufi Osmani, prof. Hyrije Abazi, prof. Gadaf Rexhepi dhe prof. Veland Ramadani.
Ndërkohë, edhe dhjetëra ish-studentë të Kolegjit AAB janë në proces të përfundimit të studimeve të doktoratës brenda dhe jashtë vendit .

Please follow and like us: