Albspirit

Media/News/Publishing

Supermodelja shqiptare Oriola Marashi, në pasarelën madhështore të ‘GUESS’

Supermodelja shqiptare dhe një nga femrat më të kërkuara nga institucionet e mëdha ndërkombëtare, Oriola Marashi ka marrë sërish pjesë në ceremoninë madhështore të organizuar nga kompania prestigjioze ndërkombëtare ‘GUESS’. Një femër e jashtëzakonshme dhe me shumë dhunti, një karakter shumë i fortë dhe e përkushtuar ndaj artit, zonjusha Marashi është tashmë pjesë e veprimtarive të rëndësishme rajonale, europiane dhe botërore.
Ajo ka sfiluar në pasarelën e veçantë të një prej kompanive më të mëdha botërore.
Oriola Marashi është absolutisht një nga modelet më të mira në Shqipëri, por duket se fama e saj po i kalon kufijtë e vendit tonë.
Pjesë e këtij evenimenti kanë qwnë dhe modele të tjera më famë botërore, duke e kthyer këtë mbrëmje në një moment plot emocione dhe befasi.
Gjithashtu ajo ka dhe një tjetër dhunti të cilën urojmë ta bëjë publike sa më shpejtë, siç është zëri i saj melodioz.

Please follow and like us: