Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Ju plasi në dorë, por askush nuk e pranon

Image result for rama ik

•Plasi droga vite të tëra sheshit, u kultivua anembanë vendit me pagëzimin e Policisë së Shtetit e ndërkohë as droga as përgjimet nuk ishin provë për organin e akuzës, prokurorinë.
Sot në burg dhe parabugimet shqiptare ka vetem kultivues e shpërndarës të vegjël, por asnjë zyrtar shteti nuk mbajti përgjegjësinë e duhur as nuk u dënua.

•Plasi sheshit vjedhja e Ministrave të Qeverisë në pushtet me PPP, por askush nuk e pa, edhe pse ditën për diell vidhen miliona euro në kurriz të popullit edhe kjo u gëlltit si ‘bukë e djathë’ dhe u kalua në heshtje?!

•Plasi skandali me një firmë anonime për ndërtimin e Unazës së Re, por u harrua dhe prokororia nuk e pa as se hetoi edhe pse në afera kishte emrin e një ministri i cilli sot gjendet edhe në përgjimet e Bild

•Plasi edhe me masakrën që kanë realizuar me vjedhjen e votave në të gjithë shqipërinë duke filluar nga kryebashkiakë, Ministra dhe Deputetë, por edhe këto përgjime nuk janë prova?!

Po pse nuk i lëshon kryeministri të gjithë emrat që janë në përgjime së bashku me veten e tij, pse edhe brenda të vetëve ka dy standarte, para një viti ish deputetin e Partise Socialiste dhe ish-drejtorin e burgjeve Arben Cuko në një përgjim të rendomtë për një transferim të dënuari nga një burg në tjetrin e arrestuan dhe akoma është nën arrest shtëpie, pse përgjimet nuk janë provë kur ju intereson dhe kur doni të bëni një kurban, përgjimi është mjaftueshëm provë?

Po ju, zonja Prokurore e Përkoheshme e Përgjithshme që në fakt po luftoni të jeni e përjetshme, çfarë doni të plasi më shumë në këtë vend për të vepruar, dënuar dhe larguar nga politika këta politikanë gjakpirës që nuk i lanë gjë pa bërë këtij vendi të bukur me diell, por në zymtësi politike të pashoqe?
E ke vështirë e di edhe këtë gjë?!
Duhen këllqe për luftë dhe drejtësi…

Atëherë po i drejtohem masës së gjerë që të shpëtojë vendin nga diktatura:

O populli im i dashur, ngrihu e rrëzoje këtë sistem diktatorial që po instalohet në Shqipëri edhe më keq se para viteve 90-të se të paktën asokohe të gjithë ishin me ekonomi pak a shumë të barabartë në atë padijen tonë individuale…
Ndërsa ti sot që e shikoni liderin tënd me adhurim në kokërr të syrit kur shfaqet para teje për fushatë false dhe pa kundërshtar, merakosu dhe për vete se po të plas buza për bukën e gojës, për një frut, për ushqimin e fëmijës së vogël apo për të siguruar minimumin jetik të familjes tënde…
Po të plas buza për ujë e drita edhe nga vapa, pasi nuk ke para mjaftueshëm për të pasur kondicioner, edhe nëse e ke, nuk i paguan dot dritat se je i papunë ose me rroga qesharake ku vetëm çorapet e liderit tënd kushtojnë sa 5- rroga mujore që merrni ju…
Ndaj ka ardhur koha që drejtësinë ta vendos populli se drejtësia jonë ka ikur në drejtim të paditur…?!

Post Scriptum: Mendoni për fëmijët tuaj se të gjithë po ikin nga Shqipëria dhe ne të vetmuar do na vijë pleqëria…

Please follow and like us: