Albspirit

Media/News/Publishing

Bujar Llapaj: Një kjartësim për miqtë e mi!

 

Image result for pergjimet e bild

Në qoftë se unë do të nisesha nga inate personale me Edi Ramën do të thërrisja më fort se të tjerët: “Ngrehu o milet dhe tërhiqeni zvarrë atë qen”! dhe për nga largësia ku ndodhem do të isha komod për pasojat. Shqiptarët për t’u vrarë me njeri tjetrin, fatkeqësisht, duan shumë pak arësye, prandaj unë do të ndihesha fajtor për çdo thirrje për të marrë armët, për t’i vënë zjarrin gjithë jorganit për një plesht si Edi që është fryrë si buall dhe në mendimin tim çdo veprim i dhunshëm shkon në favor të tij dhe në dëm të gjithë opozitarëve.
Edi Rama është diabolik dhe sadist dhe ka pasur mbështetjen e fuqishme të krimit të organizuar ndërkombëtar, prandaj largimi i tij është emergjencë kombëtare dhe detyrë patriotike e çdo qytetari shqiptar kudo ndodhet.
Unë do t’i bëja thirrje gjithë diasporës shqiptare, kushdo që e ndjen për detyrë, të bëjë një letër të hapur gjithë qeverive perëndimore dhe SHBA të ndërhyjnë për të zgjidhur krizën dhe shpëtuar Shqipërinë nga marrja peng prej një bande kriminale që nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat e demokracisë perëndimore.
Po të isha në Tiranë unë do të merrja pjesë në protestën e datës 21 qershor dhe do të ftoja gjithë shqiptarët e arësyeshëm të bashkoheshim nën një moto:
Për Shqipërinë! Rama Ik!
Opozita si organizatore duhet të kujdeset me të gjithë strukturat për të shmangur çdo provokim ngado të vijë. Thirrjet e personalizuara ‘Berisha-Berisha” apo “Basha-Basha” nuk bashkojnë, por largojnë shumë opozitarë të kësaj qeverie por edhe opozitarë të opozitës.
E vlerësoj si të sinqertë thirrjen e djeshme të zotit Basha për çdo shqiptar që ndjehet i dhunuar, i injoruar, i vjedhur nga një qeveri dhe kryeministër prepotent, sadist, hajdut dhe të sfazuar.
Bëhuni bashkë për fëmijët tuaj!

Please follow and like us: